• |
ide | kryesore

Të mbetur jashtë nga kriza e Covid-19/ Nis operacioni për kthimin e shqiptarëve në atdhe

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ndër çështjet që u diskutua të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte dhe marrja e masave për kthimin në atdhe të shqiptarëve, që kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, për shkak të mbylljes së kufijve ajrorë e tokësore.

Mësohet se bëhet fjalë për afro 2200 shtetas shqiptarë, që kanë marrë kontakt me ambasadat dhe konsullatat në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar riatdhesimin. Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme thanë se shqiptarët janë të shpërndarë ne shumë shtete, përfshirë edhe Timorin Lindor, ku është bllokuar një familje.

Task Forca e ngritur pranë Ministrisë së Jashtme, nën drejtimin e zv.ministrit Agron Tare, është duke shqyrtuar disa skenarë për të bërë të mundur rikthimin e të bllokuarve. Rreth orës 20.00 pritet të bëhen publike detajet rreth këtij operacioni.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *