• |
ide | kryesore

“The New York Times”/Prapaskenat që rrëzuan Albin Kurtin

-Instant, Arkiva, Të fundit



Diplomacia amerikane dhe sjellja prej Ramboje e ambasadorti Grenell patën një rol në mocionin e rrëzimit të Albin Kurtit. Kështu shkruan në një artikull të gjatë gazeta amerikane, “The New York Times”.

Aty thuhet se votimi u mirëprit nga SHBA-ja, diplomatët e së cilës i kanë bërë presion të madh Kurtit, për të pranuar aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon.Por ky veprim u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilat lëshuan një komunikatë të përbashkët duke kritikuar pakujdesinë e rrëzimit të një qeverie gjatë pandemisë.
 Në artikull i kushtohet vëmendje rrolit që Uashingtoni pati në këtë përmbysje. Votimi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e diplomacisë së administratës Trump në Ballkan.Edhe pse koronavirusi ishte një faktor madhor në inicimin e tij, vota e mosbesimit ndaj Kurtit u nxit edhe nga mosmarrëveshje edhe më e thellë rreth asaj se si zgjidhet bllokada dekadëshe mes Kosovës dhe Serbisë. Debati e vuri Kurtin, aktivist i vjetër, edhe kundër Thaçit, një ish-lider gueril, madje edhe kundër administratës së Trumpit.“Kjo është dukshëm pasojë e lojës së ashpër që amerikanët po e luajnë tani”, tha ëolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së në Kosovë.

Para se të vine në pushtet Kurti, administrata e Trumpit kishte tentuar t’i jepte fund mosmarrëveshjes duke ndërmjetësuar një marrëveshje mes Thaçit dhe presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.

Për të ngritur një urë drejt zgjidhjes përfundimtare, Shtetet e Bashkuara e shtynë Kosovën të heqë tarifat si një gjest i vullnetit të mirë për qeverinë serbe. Duke shpresuar të arrijnë një marrëveshje të shpejtë, diplomatët amerikanë madje diskutuan idenë, dikur të pamendueshme, për kthimin e teritoreve të Kosovës në Serbi, duke alarmuar udhëheqësit evropianë që kishin frikë se ky veprim mund të rikthente konfliktin etnik.

Pas formimit të koalicionit të tij në shkurt, Kurti menjëherë punoi për të ngadalësuar procesin, duke e futur veten në një konfrontim me ëashingtonin.

Mes frikës se Thaçi kihsnte rënë dakord fshehurazi për ndarjen e Kosovës, Kurti mori përsipër të drejtën e tij kushtetuese për t’i drejtuar negociatat në vend të Thaçit, duke.mbajtur njëjohësisht edhe  tarifat, si masë për t’i bërë presion qeverisë serbe.

“Kjo nuk është më çështje e presidentëve, këtij tonit dhe atij të Serbisë”, pati thënë Kurti në një intervistë për “The Times” muajin e kaluar. “Qeveria jonë, me mua si kryeministër, do ta drejtojë dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës është pjesë e politikës së jashtme, por ai s’mund të bëjë politikë të jashtme”.

Ky qëndrim e vuri Kurtin në konflikt direkt me Thaçin dhe me Richard Grenellin, i cili shërben i i dërguar special amerikan në këtë çështje.

Për të detyruar zotin Kurti në heqjen e tarifave, Shtetet e Bashkuara ngrinë miliona dollarë ndihmë Kosovës. Edhe Donald Trump Jr., i cili nuk ka asnjë rol zyrtar qeveritar, u pajtua publikisht me një senator amerikan që sugjeroi tërheqjen e paqeruajtësve amerikanë nga vendi. Këto komente i tmerruan kosovarët, të cilët e shohin praninë ushtarake amerikane si një garantues jetik të sigurisë së vendit.

Presioni amerikan u citua posaçërisht nga ish-partnerët e koalicionit të zotit Kurti si një arsye tjetër për t’u tërhequr nga qeveria e tij këtë javë.

“Kjo është njëfarë, si ta them, diplomaci ‘Rambo’”, tha Petritsch, duke e krahasuar qasjen amerikane me atë të protagonistit të famshëm të filmave aksion amerikanë.

“Si dëm kolateral, ata do ta rrëzojnë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shtoi Petritsch.

Marre me shkurtime nga KOHA

 



7 Comments

  1. Kam ndjesine se Kurti donte vete te rrezohej duke krijuar kriza artificiale si shkarkimi i ministrit te LDK-se. Nuk po e perballonte dot sfiden e qeverisjes si dhe presionin amerikan per marreveshje te shpejte Kosove-Serbi. Kerkoi te bente ate qe ben me mire – opoziten, por duke akuzuar te tjeret per rrezimin e qeverise. Kete rrezim e planifikoi dhe e realizoi vete. Nuk ka kellqe per kryeminister. Do vetem te kritikoje por jo te jape zgjidhje. Vegjetoi 51 dite por nuk mundej me teper. Nuk beri asnje levizje mbreselenese dhe shpresedhenese gjate kohes qe ishte kryeminister.

  2. Te dh….. kete gazet dhe gjith gazetat e tjera. le te shohin se si po ndryshohen amendamentet e kushetutes se vet ne shkelje flagrante te te drejtave te njerzve te vet. Sa per injorantet e tjer anemban botes le te mos harrojn hiroshimen nagasakin jemenin afganistanin sirin irakun egjyptin libin libanin ……..qe mbajn er gjak te derdhur nga ky perbindesh i pangopur me dhimbje njerzore.

  3. Nese vendoset ajo lloj paqeje,me marreveshjen Kosova-Serbi,simbas interesit te Serbise,gje qe as nuk i plas fare amerikes dhe Grenellve pederaca,ajo vetem paqe nuk do te jete.Do shikoni dhe do i kujtoni keto rreshta.Komentuesi i O8:10,permendi disa prej zullumeve amerikane,por paska harruar Kilin,rezultati i ketij vendi,e trembi ne fund edhe vete Ameriken.Kosovaret,ne fakt -bazuar edhe tek thenia e Nolit,vete po” kruhen”,por cudia eshte me ish ata te UCK,qe u vrane e u gjakosen me serbine,dhe prap,na qenkan dakort me ndare teritore (per te cilat vete luftuan!!!!).Dhe populli “rrin e shikon se si idiotet vete bejne koalicion,dhe vete kerkojne nocion ,per koalicionin e vet.Cudi boterore,qe nuk eshte pare askund ne kete rruzull.C’fare dreqi kerkojne,kur nuk kane mbrapa popullin,apo shumicen e tij?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *