• |
ide | kryesore

Ushtria në rrugë/ A del jashtë loje shteti ligjor në krizën e Koronës?

Lajme, Të fundit



Disa shtete të  Europës Qëndrore dhe Juglindore, janë zgjedhur një shkrim të DW, si vendet qeveritë e të cilave “përfituan” nga kriza e virusit Korona për të kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tyre “duke nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor e institucionet”. Mes tyre edhe Shqipëria.

“Disa vende në Europën Qendrore dhe Juglindore po e shfrytëzojnë këtë krizë për të nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor, pa pasur perspektiva më të mira suksesi në luftimin e epidemisë” shkruan DW, që merr shembull vendimin për të nxjerrë në rrugë mjetet e blinduara të ushtrisë, mbi të cilat qëndronin ushtarët me mitralozë.

“Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka shpallur dënime të rrepta për të gjithë ata që shkelin ndalimqarkullimin duke dërguar mjete të blinduara për patrullim nëpër Tiranë, gjë që u kritikua ashpër nga politikanët e opozitës” shkruan DW.

Dalja e ushtarëve me mitralozë mbi blinda në ditët e para të karantinës ishte një vendim që u mor në ditët e para të karantinës. Pak ditë më pas, kryeministri Rama u nxitua duke publikuar një video në rrjetet sociale ku policia ndiqte dhe godiste në rrugë qytetarët. Rama pretendoi se filmimet ishin bërë në Spanjë në situatën e re të krijuar nga Koronavirusi. Në fakt, filmimet ishin kryer në Algjeri gjatë protestave kundër presidentit Buteflika.

Ndër shembujt kryesorë në shkrimin e DW është ai i Hungarisë, ku është përgatitur një projektligj që mund të dënojë shkelësit e rregullave të karantinës me 8 vite burg dhe që parashikon 5 vite burg për ata që bëjnë lajme të rreme.

Qeveria e Sllovakisë do të miratojë një ligj, që u lejon institucioneve shtetërore aksesin në të dhënat e operatorëve të telekomunikacionit, që sigurojnë vendndodhjen e personave që duhet të qëndrojnë në izolim.

Edhe në Serbi opozita kritikoi presidentitn Aleksandar Vuçiç që vendosi më 15 mars gjendjen e emergjencës pa bazë kushtetuese, ndërsa në Malin e Zi qeveria publikoi në një portal online emrat dhe adresat e qytetarëve, që janë vendosur në karantinë.



10 Comments

  1. O ju te lapsit dini cfare shkruani italia nuk eshte ne vendet qendrore te eu dhe ka nxjerre ushtrine,por hajde ti japim nje supe lakuriqesh shpellkareve te salihut dhe keta kane me cfare meren

    1. thirrje e hapur ,per klasen politike dhe shtetin shqiptare po shprehem personalisht ,por si un nuk jan pak ne shqiperi ,sapo pas ne rrjetin soc ial ,,se kujt shteti shqiptar planifikon ,tu ndaj ndihma,1 sipas kontributit gjith atyre qe kan ,dhe moshat m,oshat ,60 vjecare,,po cila kategori jam un gjysem sakat ,mjeshter profesionist ,por qe pun nuk kam jam I mbyllur ne shtepi, nga urdheri shtetit ,un dhe gruja nuk kishim mundesi siguracioni ,nje djal kemi ne angli te martuar me gjermane ,ai shikon punen e vet ketu ma quajn djalin ne angli,dhe skam te drejt asistence ,vajzen tjeter e kam ne shkoll,deri tani kam punuar ne te zez sa per te mbajtur frymen ,,sikur te kisha pronen e te pareve un do te kisha manovruar dhe zgjillur problemet e jetes,por fatkeqsisht ma grabiten me ligje te padrejta ,ua llan tjereve padrejtesisht,edhe ate qe e zoteroj ,nuk ma njeh kush sepse pronsin per te e kan tjeret ,e mbjellim dhe nuk na shitet,e kam shpin ketu e18 vite te bere ne pronen time ,nuk ma legalizon kush,po te pyetem ,se cfar prone ke ligjerisht 1 kart identiteti patente maqine dhe nje motociklet ,dhe un them jam shqiptar pas ardhes ilir ne trojet e pareve te mi ,dhe po drejtohem publikisht shtetit dhe popullit ,te gjykojne dhe flasin cili eshte detyrimi im ndaj shtetit dhe shoqeris,nderkoh qe taksat I paguajm ,dhe cili eshte detyrimi shoqeris qe te mos pranoj ate qe si perket ,dhe shtetit shqiptare qe nuk I analizon gjerat me pergjegjshmeri dhe barazi te plote,kete pergjigje e dua sesben ndryshe ,ka nje parim tjeter ,kur nuk te dun mos I duaj kur ,te grabisin lufto me to me cdo cmim kur ste pyesin mos I pyet kur ste respektojn mos I respekto kur ste duan mos I duaj kur te urrejn urrej ,kur te ken nevoj per ty shqelmoj ne te njejten menyre, dhe keshtu bukur dhe mir del me hajr per te gjith ,nese me cenohet liria e drejta ardhmja ime ,padiskutim do tu cenohet dhe atyre qe ma cenojne mua,te nderuar mos I prisni keto nga un as si shtet dhe as si popull,keto prisni drejtperdrejt nga vetja juaj egoja juaj ,se zoti mallerishem ,nuk I krijoj gjerat te funksionojne sipas deshires suaj,por sipas vullnetit tije ligjit tije te vertetes ullzimit tije ,por te gjitha keto do ndollin ne mezin tuaj ne menyre te ndersjellte,,dret nje tmerri vetshkatrrues,dhe vetndeshkues se po ngarkoni veten me gjynahe ,mua dhe asken nuk e mban lemosha askujt per e drejta qe I takon dhe barazia ne te qe I hap rrug mundesive si popull dhe shtet me keni borxh te drejten time dhe shum tjerve si un,tani kemi te drejten te flasim rragojm ashper me cdo cmim perderi sa vihen ne pikpyetje te drejtat burimi ekzistences zgjilljeve te jetes si qenie njerzore qe zoti mallerishem krijoj per ne dhe na dha ,dinje mir kur njeriu ban mendjen me dek qeveri dhe shtet behet vet mos na detyroni te zbresim ne kete pik

  2. Patjeter qe Rama e kompani me zor prisnin kete virus qe te nxirrnin ushtrine ne rruge, nje shkak tjeter per te fshehur korrupsionin gjigand ne vend dhe shkeljen e kushtetutes. Keta se kane problem shkeljen e te drejtave te njeriut, jane mesuar me dhune. Tek ne de-fakto ka ardhur diktatura dhe qe po ti lejoje situata e kthejne tamam si ne kohen e qoftlargut ose me keq, “s’kemi pare gje akoma” apo jo ?!

    P.S. Edhe tjetra, neve na shkon diktatura, se jemi mesuar me dhune, violencen e ka ne gjak shqiptari, “druri ka dale nga xhehneti” thone si justifikim.

  3. Në botën e lirë demokratike është e paimagjinueshme të vendoset pa konsultim kokë më kokë pozitë-opozitë emergjenca dhe të kufizohet në mënyrë të njëanshme lëvizja e lirë e qytetarëve, pa patur më parë si bazë mbështetëse kushetutën. Nxjerrja jashtë loje e shtetit ligjor dhe institucioneve është absolutisht e patolerueshme dhe kjo solli si pasojë dhe reagimin e ashpër të Gjermanisë si shprehje e qartë e antipropagandës gojore sipas së cilës medemek së shpejti do kemi celjen e negociatave (të leshit).

    Nga ana tjetër, si për të mos majftuar gjithë këto marrina institucionale, mocioni për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit ishte njëra nga ndyrrësitë e panumurta me pasoja të pallogarishme politike dhe jo vetëm.

    Si do t’i vejë halli kësaj pune, kur në vend të parfumit, kolltuqet e parlamenteve kanë plot 30 vite që qelbin ambjentin nga era e kërmës? Po pse të nderuar hajdarë e katundarë të (uni)formuar dhe te pa(uni)formuar, me garipa rrugësh dhe me “mitroloza antibakterialë” zgjidhen situatat, apo me urtësi dhe me përkushtime serioze?

    “Bota Garipe”

    Do bëjmë luftë
    De more de,
    Si lum ti popull
    Që mezi na ke !

    Do shkërdhejmë koronën,
    mbi shkrepa e mbi maja,
    Në ballë prin pac Edveri,
    Me predha e murtaja !

    Kush s’e zbaton urdhrin,
    E shqepim me dajak,
    Që nesër mos t’guxojë,
    Në plazh të dalë cullak !

    Kush në resht nuk vihet,
    Do t’ja dhjesim planin,
    Që me dylbi ta shohi,
    Vjenën edhe Klanin

    Kush me ne e kruan,
    Do t’ja shkulim veshin,
    Në “Photo of the day”,
    Me të do tallim leshin !

  4. Pensionistet e vetmuar. Vazhdon skenari i shtetit qe pensionistet te ndajne femijet qofte per energjine etj. Ne kohen e dulles ndaheshin per tollona djathi e mishi.
    Hiqni o horra dore nga keta skenare.
    Te gjithe pensionistet pa dallim meritojne nga nje shporte me ushqime. Shtet muti.

  5. Ja shikoni tre llapaQenolloget e stalinit te salihut shkrimi flet per ushtrite keta flasin per ato direktivat e salihut,vetem flit se nje gje ngel te njerzit,por ky popull nuk hane sapunin per djathe Me,o shpellkare

  6. Jemi vendi i fundit ne Europe per ekonomi shendetesi . Jemi si kazani plehrave.
    Kjo fale mortajes kuqe qe i ra per hise nje lagjeje te Moskes.

  7. Akoma e quani shtet kete hale?
    Po nuk behet shtet me budallenjhajdutevgjitergejsigurimsafshataremoterqira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *