• |
ide | kryesore

186 të infektuar dhe 8 viktima nga koronavirusi në vend/ Sa janë shëruar?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar, në total 31 të shëruar nga koronavirusi, pas testeve të kontrollit të kryera që kanë rezultuar negative.

Në vendin tonë janë 186 personat që kanë rezultuar pozitivë me COVID 19 pas kryerjes së testit, prej tyre 8 kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19, me pak se dje.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Pukë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.



2 Comments

  1. Tani edhe te shendetshmit i bejne si ish te semure. Mjeket infeksioniste qe nga shefja karikature, Genti dhe Pellumbi biznesmene , Silva qe viziton nje pacient ne vit jane kthyer me shume ne aktore se ne mjeke. I sheh gjithe diten live neper media se me te semuret e shtruar. Ketu ne kete vend mjekesine e ka marre ferra uraten. Ministrja do bente me mire te vendoste ca kamera brenda ne pavion ta shohe sa ore ne dite realisht gjenden me pacientet keta palaco karikatura !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *