• |
ide | kryesore

Albin Kurti i përgjigjet SHBA: Dialogun me Serbinë duhet ta drejtojë Kryeministri i Kosovës

Lajme, Të fundit



Zyra e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një deklarate pas reagimit të mbrëmshëm të zyrtarëve të lartë amerikan, Richard Grenell dhe Mtthew Palmer. Në deklaratë vlerësohet ajo që kanë thënë amerikanët se nuk ka një  “plan i fshehtë për ripërcaktim kufijsh dhe se i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar një plan të tillë”. Qeveria në detyrë e kryesuar nga Albin Kurti thekson në fund të deklaratës se dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga qeveria, konkretisht nga Kryeministri dhe se duhet të rifillojë i përgatitur mirë.

Komunikata e plotë:

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës e vlerëson Deklaratën e Përbashkët nga i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, si rikonfirmim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë pranë popullit të Kosovës, dhe se ato mbështesin angazhimin e institucioneve tona shëndetësore për tejkalimin e situatës me COVID-19. Në të njëjtën kohë, thirrjet e tyre për t’u respektuar Kushtetuta, çmohen po aq lart.

Mbi çështjen e tarifës, me vendimin e Qeverisë së datës 20.03.2020 kemi bërë një hap të rëndësishëm duke liruar nga tarifa 100% produktet e lëndës së parë të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Për Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm fakti se në Deklaratën e Përbashkët thuhet se nuk ekziston një plan i fshehtë për ripërcaktim kufijsh dhe se i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar një plan të tillë.

Kjo paraqet një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë në detyrë. Por, për ne thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiq (korrigjim kufijsh me kompromis të dhimbshëm, veriu si dhuratë e Rankoviqit, razgraničenje, etj.) vazhdojnë të jenë kërcënim, dhe që nga gushti i vitit 2018, ato janë përsëritur nga dy presidentët të cilët kanë vendosur lidhje të shkurtër me njëri-tjetrin pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqet nga Qeveria, përkatësisht Kryeministri i Republikës së Kosovës, sipas parimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dialogu duhet të rifillojë i përgatitur mirë, të ketë qëllim njohjen e ndërsjelltë si dy shtete sovrane dhe me integritet territorial, për marrëveshje të qëndrueshme si garant për normalizim të marrëdhënieve bilaterale dhe paqe e siguri në rajon.​



7 Comments

  1. Se cfare do beje kryeministri tjeter e di ai vete,nuk ka nevoje per fjalet boshe te tuat o albin,ti e hengre se zgjodhe salihun vrases,liken e floririt,lulushin e lobimit rus dhe disa te tjere,jete te lumtur albin

  2. Respekte KURTI, mos u tut fare, nga nje pederas dhe nje cifut, se kush jane ata dhe cfare perfaqesojne, kete ti dhe ne, kombi shqiptar e dime mire. Hec perpara se na ke ne krah, amerikes, cdo simboli mbrojtes te se keqes, perfaqesues te “DIKTATURES GLOBALE TE DJALLIT TE ZI”, do t’i vij hakut virusi qe vet e perhapen, dhe ata qe flene posht urrave. Virusi nuk luftohet me tanket qe keni nxjerre rrugeve te New York-ut, me tanke luftohen turmat e zezakeve qe seshpejti do te fillojne grabitjet, virusi luftohet ne ilace, nese ne amerike, lajmeron urgjencen, me perpara mberrin fatura prej 1000$ se auto ambulanca. Ja paqe per te gjithe, ja s’ka paqe per asnje, ja drejtesi per te gjithe, ja s’ka drejtesi per asnje, ja barazi dhe mbrojtje per te gjithe njesoj, ja s’ka per asnje, i dolen petet lakrorit, mbreti eshte lakuriq!

  3. Respekte KURTI, mos u tut fare, nga nje pederas dhe nje cifut, se kush jane ata dhe cfare perfaqesojne, kete ti dhe ne, kombi shqiptar e dime mire. Hec perpara se na ke ne krah, amerikes, cdo simboli mbrojtes te se keqes, perfaqesues te “DIKTATURES GLOBALE TE DJALLIT TE ZI”, do t’i vij hakut virusi qe vet e perhapen, dhe ata qe flene posht urrave. Virusi nuk luftohet me tanket qe keni nxjerre rrugeve te New York-ut, me tanke luftohen turmat e zezakeve qe seshpejti do te fillojne grabitjet, virusi luftohet ne ilace, nese ne amerike, lajmeron urgjencen, me perpara mberrin fatura prej 1000$ se auto ambulanca. Ja paqe per te gjithe, ja s’ka paqe per asnje, ja drejtesi per te gjithe, ja s’ka drejtesi per asnje, ja barazi dhe mbrojtje per te gjithe njesoj, ja s’ka per asnje, i dolen petet lakrorit, mbreti eshte lakuriq!

  4. beji kakerdhi amerikes o rrot beji
    heren e pare te hoqen nga pushteti
    heren e dyte do te heqin qafe fare
    e sdo e marre vesh njeri qysh e si

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *