• |
ide | kryesore

Copëtimi i Kosovës/ A është qetësues mesazhi i amerikanëve?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Menjëherë pas mocionit që solli rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë dhe që u shoqërua me një debat të madh nëse kjo po bëhej për ti hapur rrugë idesë së shkëmbimit të territoreve. Departamenti Amerikan i shtetit që e mbështeti këtë mocion ka dalë me një mesazh qetësues për shqiptarët.

Ai ka pasur dy pika kryesore, e para për heqjen e taksës 100% kundër mallrave serbe dhe e dyta për të mohuar se ka një plan të fshehtë për ndryshim kufijsh.

Me pjesën e parë është e kotë të merresh. Mesazhin qesharak se heqja e taksës ndihmon në luftën rajonale kundër koronavirusit më mirë sesa kushdo e ironizoi në Facebookun e tij, intelektuali Aurel Plasari.

Mesazhi i dytë është ai i rëndësishmi, ku mohohet se autoritetet amerikane janë në djeni të një marëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.  

Lexo më tej:

Deklarata e DASH se nuk ka shkembim territoresh nuk i bind specialistët më të njohur ballkanikë

Përmes një deklarate të përbashkët të të dërguarit të posaçëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ata kanë garantuar se:  “Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, si kanë spekuluar disa. Përfaqësuesi i posaçëm, Richard Grenell nuk e ka parë dhe as që ka diskutuar ndonjë plan të tillë. Fokusi i Qeverisë së SHBA-së në përkrahjen e marrëveshjeve të kohëmëparshme për kthimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore synon ta përmirësojë gjendjen ekonomike dhe të krijojë momentum ekonomik. Besojmë se ky momentum do të japë energji të re për një proces dialogu që do të rezultojë me njohje të ndërsjellë”, shkruhet në njoftim.

Çfarë dimë deri më tani për shkëmbimin e territoreve?

Po ku është problemi këtu dhe pse ky njoftim nuk garanton asnjë gjë?

E para komunikata thotë se nuk ka një plan të fshehtë, sikur po të kishte të vërtet një të tillë do e shpallini në publik me njoftim për shtyp tre diplomatët. Deri më tani, historia e botës nuk njeh ndonjë marrëveshje të fshehtë që të pranohet kaq thjeshtë.

E dyta aty thuhet: “Përfaqësuesi i posaçëm, Richard Grenell nuk e ka parë dhe as që ka diskutuar ndonjë plan të tillë”. Pra në deklaratë nuk theksohet se ambasadori Grenell, është kundër një zgjidhjeje me ndryshim kufijsh, por vetëm që ai nuk është i njohur tani për tani me një gjë të tillë. Amerikanët kur duan dinë të jenë shumë arrogante dhe të drejtëpërdrejtë, ata nëse duan nuk kanë nevojë të bëjnë lojra fjalësh: “E kemi parë, nuk e kemi parë”. Ata mund të shprehen troç se nuk ka marrëveshje mbi principin e shkembimit të teritoreve por deri tani nuk e kanë bërë.

E treta, është se një marëveshje sekrete me shkëmbin teritoresh nuk ka parë dhe diskutuar as Berlini zyrtar, por ama kjo nuk e ka penguar as diplomacinë gjermane, as kancelaren Merkel të shprehen qartë se një zgjidhje e tillë do të qe hapje e kutisë së Pandorës për gjithë rajonin. Deri më tani Uashingtoni ka treguar se nuk e ka këtë frikë dhe kjo është shqetësuese.

E katërta, administrata e Trump e ka shprehur më parë se nuk është kundërshtuese ndaj një projekti me ndryshim kufijsh. John Bolton, ish-këshilltari i Presidentit Trump për Siguri Kombëtare, tashmë i shkarkuar, që ka qenë dikur bosi i Riçard Grenellit në OKB e kishte artikuluar qartë: “Politika jonë, politika e SHBA’së, është se nëse dy palë mund të arrijnë të bëjnë marrëveshje me njëri tjetrin, ne nuk e përjashtojmë as korigjimin e kufirit. Nuk është punë e jona të ndërhyjmë”, kishte thënë Bolton në gusht 2008, pikërisht në momentin kur Thaçi- Vuçiç kishin bërë publike intensionet e tyre.

Prandaj për të gjitha këto arsye deklarata e treshes të të dërguarit të posaçëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, nuk përbën asnjë garanci se nuk do të ketë një marëveshje me shkëmbin kufijsh.

©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. Tani prisni vershimin e komenteve te kalifatit. Filloni cuna. E kot t’ja u kujtoj se e dini vete ju, gramatika eshte shpikje e djallit.

  2. Shko ke kasollja jote ke Merua
    Me ate sebep ruan edhe qymezin se mos te Vine ballistet e te marrin pulat
    Po’ s’besoj se ke pase edhe pula dukesh nga vjen.

  3. Bravo albin kurti

    E bone lojen bukur, e fitove opinionin dhe ska b… njeri me bo te tilla marreveshje

    Thaci doli si plehre.
    Amerikanet si gjithmone perkrahn me te fortin . Me ate rast heqin qafe palmer bythen dhe plehrat e sorrosit ne departament te shtetit.
    Plani i cunit te sorosit rames dhe vucicit pordhi.
    Thaci po lepin bythen e vrame

    Mu si loje pokeri del palmer bytha thote qe ska marreveshje.

    Grenelli eshte fiks bir kurve

  4. BE te vjedhin gjithcka dhe te bejne moral.
    Socializmi i BE paska qene kancer.
    Ju ben te ndjekesh regulla qe vet i ndiqje para tyre,
    te vjedhin dhe te bejne moral, prandaj rama dhe gjithe minjt e tij
    ka per tja hedh.

  5. E kane marre ne dore bythqimat kete pune!
    Do te vije pak erë…. por ne fund do te zgjerohet gjithcka – do te hapet mire tuneli dhe do te kalojne shuuuuuuume mjete e njerez, pa lubrifikante!

  6. E ka thene mire Plasari per te tjerat ju shpellkaret e stalinit vazhdoni me supen,shkrimin e shkullakut per kondoiracion e perforcon filozofi me fame boterore plasari i salihut qe ishte drejtor i biblotekes kombetare dhe e shkatarroje komplet duke plotesuar planin e shkatarrimit te salihut te nisur qe me 1992 nga kopil serb salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *