• |
ide | kryesore

Deklarata e DASH se nuk ka shkembim territoresh nuk i bind specialistët më të njohur ballkanikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Deklarata e DASH që mohonte një plan sekret të shkëmbimit të territoreve po ku pretendohej se SHBA po jep energji dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të ngjallë mosbesim nga të gjitha anët. Pas leximit të saj ka reaguar gazetari dhe analisti i njohur britanik, Tim Judah.

Ai ka gjetur një kën tjetër për të testuar vërtetsinë e saj. Ai ka pyetur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nëse qëndron deklarata për njohje të Kosovës.


“Po pyesja veten se çfarë mendoni për këtë, veçanërisht për atë që thonë amerikanët: “Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”. A është e vërtetë që procesi i dialogut çon në njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia?”, ka shkruar Judah duke dyshuar se kjo mund të bëhet pa shkëmbim territoresh.

Copëtimi i Kosovës/ A është qetësues mesazhi i amerikanëve?

“Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhej në deklaratë ku shtohej: “Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë.

Deklarata e DASH nuk ka bindur aspak as ish diplomatin dhe analistin Daniel Serëer i cili në një shkrim ka theksuar se: “Ajo çfarë ata nuk thonë ka rëndësi”

“Nocioni që Grenell nuk ka parë kurrë një plan nuk është i besueshëm. Janë botuar disa plane, me origjinë të pasigurt. Presidentët Thaçi dhe Vuçiç i janë referuar diskutimeve të shkëmbimit të territorit. Edhe nëse SH.B.A. nuk ishte përfshirë në ato (gjë që nuk ka gjasa), inteligjenca amerikane do të ketë raportuar mbi to, duke përfshirë çdo hartë që është shkëmbyer. Grenell është ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Është e dukshme që Kosnett dhe Palmer nuk janë të lidhur me këtë mohim për mos parjen e një plani. Kjo sugjeron se ata e kanë një plan.

Ashtu si shumë deklarata qeveritare, edhe kjo na tregon më shumë me atë se çfarë nënkupton sesa nga ajo thuhet, por gjithësesi në të përfshihet dicka e rëndësishme: rreshti në fund që i referohet njohjes së ndërsjellë. Por vini re se edhe këtu ka një nënkuptim. Nëse shkëmbimet territoriale / shkëmbimet e popullatës janë jashtë bisedimeve, duhet të ishte shkruar “njohje të ndërsjellë brenda kufijve të tyre aktual” ose “njohje të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial” ka shkruar Server.

©Lapsi.al

1 Comment

  1. Jam dakord qe duhet dyshuar dhe mbajtur syte hapur, por po me duket sikur ju te lapsit po doni me patjeter te kete nje plan vetem qe te provoni qe ka te drejte Ablini, kur ne në fakt duhet te shpresojme dhe t’i lutemi cdo fuqie qe ai plan mesjetar per ndryshim kufinjsh mos ekzistoje. Tani une refuzoj te behem naiv dhe mos kuptoj qe perderisa te gjitha palet ,perfshire Albinin, e pranojne qe ka nevoje per negociata me Serbine dicka do jepet. Gjithkush do te ishte ne te drejten e Zotit ta quante kete ceshtje te mbyllur sepse ka nje vendim te gjykates se drejtesise, por ja qe te gjithe,perfshire Albinin, pranojne qe eshte e hapur dhe per kete nuk kane faj as Grenell e as Trump. Faji i tyre historik do ishte nese nxisin shkembimin e territoreve, dhe jo mbylljen e konfliktit dhe percaktimin perfundimtar te statusit te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu