• |
ide | kryesore

Flet Grenell: Nuk e mbështes as unë shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi

Lajme, Të fundit
Grenell



Në një intervistë që i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka dhënë për Televizionin T7 ka folur për çështjen e një plani të fshehtë për shkëmbim territoresh. Ai ka mohuar që në prani të tij të jetë diskutuar një gjë e tillë.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë.

E kemi thënë këtë në Twitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme. E kemi thënë këtë qe një kohë, por disa po zgjedhin të mos e besojnë dhe kjo nuk na përket neve.

Ne vetëm mund të vazhdojmë t’i deklarojmë ato që i dimë se janë fakte dhe fakti është se unë kurrë nuk e kam parë atë (marrëveshjen sekrete) dhe kurrë nuk është diskutuar, thjesht nuk është opsion” – tha Grenell që personalisht thotë se nuk e mbështet ndryshimin e kufijve.

“Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion, por unë dua të jem shumë i qartë se të gjitha këto janë çështje politike. Ne, Shtetet e Bashkuara, jemi vërtet të përqendruara në çështjet ekonomike” – tha Grenell. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Jeni te perqendruar ne ceshtje ekonomike!!!???
    Kiss again my us!
    Politika nuk mund te ndahet ekonomia,ajo ekziston n’funksion ta saj.Perndryshe Bota shkaterrohet.
    Nuk je i besueshem edhe kur thu :”……ne pranine time…”.Ti mund te mos jeshe i pranishem,por kur bahet fakt i kryer,Ti ven firmen.Dhe ma von thu, un nuk kam qene dakort,e kan vendose vete serbet e shqiptaret.

  2. Nuk e kam pare, nuk e mbeshtes si opsion, nuk di gje… Pergjigje as mish dhe as peshk, dmth as mashkull dhe as femer si vete Grenell. Qe ekziston si opsion ndarja e Kosoves, e kane bere te qarte edhe Haxhiu edhe indirekt Rama, ndersa personi i ngarkuar per kete pune nuk di gje!!! Nese nje marreveshje e tille (mos e dhente Zoti) behet, do jete vullneti i udheheqesve te Kosoves. Pra zemerimi popullor do drejtohet ndaj Thacit dhe te tjereve qe jane te perfshire, kurse ky zoteria apo zonja do laje duart si Ponc Pilati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *