• |
ide | kryesore

Grenell: Më tha në sy se do ta heqë 100% taksën. Reagon Kurti: Të thashë ndryshe

Lajme, Të fundit



Në një intervistë që i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dhënë për Televizionin T7 ka shpjeguar qëndrimin amerikan për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

“Ne, Shtetet e Bashkuara, e kemi pasur një qëndrim të gjatë se taksa prej 100% që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke e dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti. Kjo është një politikë afatgjate, kjo është diçka që ia kemi komunikuar secilit udhëheqës para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve dhe të jem i sinqertë, ne e kemi pasur zotimin nga të gjithë para zgjedhjeve se ata do të përkushtohen për heqjen e taksës” – tha Grenell.

Pyetjes nëse kishte marrë një zotim edhe nga Albin Kurti për ta hequr taksën, Grenell iu përgjigj: “100% po. Ai më pa në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën. Unë nuk do të përfshihem në politikë dhe në atë se si është situata atje, në atë se si përgjigjen udhëheqësit politikë para dhe pas zotimeve, por realiteti është se ne jemi duke qëndruar jashtë politikës” – tha Grenell.

Pas intervistës ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi.

Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial” – shkroi Kurti në Facebook. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Ky u pa ne sy thot .se kuptoi mos kerkonte dashnor qe i eshte dukur sikur kurti i ka shkelur syrin dava peder

  2. Kurti eshte bole, po si mund te besh ps me ameriken, italia ne mes krize edhe i iken 500000 tampone ne amerike, edhe si ndaloj dot, jo i cop kosove qe ska asi gjo.  Fakti qe po merret me ty kaq shume  ti thuas po urdhero, jo ti besh kakardhi, reciprociteti. Po me ca trapin do imponosh ti reciprocitetin ti serbise, kur je vendi me vk i europes, ske as ekonomi as ushtri as njeri snjef, Fakti qe ben sot kshu eshte prej amerikaneve qe te hoqen nga serbia e ta lan te lire. Kjo eshte mbi kapacitetet tona mire apo keq, je ne gjendje te zhdukes korrupsionin ne kosove, te futesh mbrenda boset e mafjeve, me kete tu merrje do ishe i nderum.

  3. Une besoj Haradinajn. Ai ka kohe qe thote se Kurti ka premtuar dhe kjo shpjegon presionin e tmerrshem qe i’u be atij dhe jo Haradinajt. Kurti mund te jete me kurve se ky, sepse eshte komunist.

  4. Tani i ores 23:20,ose Tashti i ores 00:16.
    Ne cilen kategori hyn or ti-tan?Eahh..
    Duket se sa inferior je, cope m…,plasteline qe me nji te shtypur t’a ndryshojne formen.
    Shko meso c’fare don te thote RECIPROCITET.

  5. Albini ka crregullimi narcisistik te personalitetit dhe si pasoj e kesaj eshte megaloman.
    Doli ky ti dali kunder Amerikes komplet qesharak. Shume e kane duruar, nuk kane kohe te merren me idiota amerikanet

  6. Ke tè besoim njeri thot me pa ne sy tjeteri thot genjen nuk ja kam then Po ky amerikani duhet besuar se prishi qeverin ne nje koh qe ne gjithe boten tema eshte covid19 . Ky ndes 2 zjarre ne kosov tani e gjukoni kush genjen

  7. Kur zihen dy kalamoj edhe vjen nje me i madh e thote uluni, ti qe je me i vogel ose do hash shpull nga me i malli ose do ulesh. Tani ky albin bolja jo vetem qe bete si ps ndaj atij kalamonit tjetre por edhe ndaj me te madhit,
    Tani nqfs ty te duket inferioritet te ulesh ne tavoline kur ke sigurine qe kalamoni tjeter edhe pse me i forte se ty nuk te prek sepse se lejon as ate i madhi, por thu jam nipi i ilirit jo jam cuni i gjergjit e sme ha trapi, atehere ke nje problem te madh.
    Tani ky si kalama bole ne menyre qe te behet i barabarte me kalamanin tjeter duhet te rritet, edhe per tu rritur duhet te merret me problem qe ka vete mbrenda perpara, sepse pa zgjidhur problet e tuaja qe ste lejojne te rritesh , do ngelesh gjithmon bole e do jesh gjithmone tu u zi me tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *