• |
ide | kryesore

Kriza e Covid-19, Basha thirrje Ramës: Siguro pagesat për biznesin dhe familjet në nevojë, lëre propagandën (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të marrë masa të menjëhershme, në mënyrë që biznesi të përballojë situatën e krijuar me koronavirusin.

Në një videomesazh, Basha tha se shtimi i rasteve me COVID 19 e bën të detyrueshme mbylljen e menjëhershme për të paktën 4 javë të fasonëve, call centers dhe fabrikave me shumë punonjës në ambiente të mbyllura.

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Shtimi i rasteve me COVID 19 e bën të detyrueshme marrjen e menjëhershme të masave për mbylljen e call centers, fasonëve dhe fabrikave të tjera, që kanë një numër të madh punonjësish në sipërfaqe të vogla dhe të mbyllura.

Në sektorin fason punojnë sipas shoqatës së fasonëve 70 mijë persona. 90% e tyre janë vajza dhe gra, shpesh dhe kryefamiljare dhe shumica e tyre paguhen me pagë minimale.

Ambientet e tyre të punës kanë, si rregull, mbi 100 punonjës. Prandaj ato janë potencialisht burim i përhapjes së shpejtë të virusit, duke e shpërndarë atë dhe në familjet e të punësuarve dhe, veçanërisht, tek të moshuarit apo fëmijët.

T’u thuash qytetarëve se do të dalë të bëjë pazaret vetëm një anëtar i familjes dhe në të njëjtën kohë të pranosh që mbi 100 persona të punojnë në ambiente të mbyllura, ky është një standard i dyfishtë, është me rrezikshmëri të lartë dhe mund të zhvlerësojë çdo sakrificë të kërkuar deri tani nga qytetarët.

Nuk duhet lejuar asnjë ditë vonesë. Nuk duhet pranuar ta çojmë në kolaps sistemin tonë shëndetësor. Prandaj duhen marrë masa me efekt të menjëhershëm.

Thirrja ime e përsëritur është të gjenden rrugët dhe mënyrat e përshtatshme për qeverinë dhe sipërmarrjen për t’i çaktivizuar këto bomba me sahat për të paktën 4 javët në vazhdim.

1. Për të gjitha bizneset që janë të detyruar t’i lënë punonjësit në shtëpi dhe që janë në pamundësi pagese, Qeveria duhet të përballojë pagën minimale.

2. Për të gjitha ato biznese që i lënë punonjësit në shtëpi dhe u paguajnë pagën, kjo kosto të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% .

Kosto maksimale e kësaj mase është 15 milion euro në muaj. Por kostoja e mosveprimit, është e pallogaritshme në jetë dhe shëndet njerëzish. Kostoja financiare e mosveprimit është dhjetëra herë më e lartë për përballimin e pasojave shëndetësore të mosmbylljes së fasonerive, si dhe në efektin zinxhir që kjo do të ketë edhe për ekonominë edhe buxhetin.

Qeveria mund të eksplorojë edhe mënyra alternative mbështetje si:

Shtyrje te pagesave të detyrimeve

Rishikimi i qerave shtetërore, i çmimit të energjisë, të karburanteve etj

Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH etj

Në çdo rast, duhet që qeveria të gjejë gjuhën me biznesin për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Ajo që nuk pret, ajo që duhet bërë menjëherë është mbyllja e fasonerive, call centers dhe fabrikave te tjera, që janë burim potencial i përhapjes së shpejtë të COVID 19.

Kjo duhet bërë duke garantuar pagën minimale për punonjësit, pa të cilën do të ishte e pamundur të përballonin jetesën.

Në kushtet e krizës që ka përfshirë me kohë këtë sektor duhen ndërmarrë masa të shpejta edhe që sipërmarrjet të mos shkojnë drejt falimentimit dhe të lënë mijëra vetë pa punë.

Dua ta përfundoj këtë mesazh sot me një apel për familjet e varfëra.

Kronikat televizive me shpërndarjen e ushqimeve janë thjesht shfaqje që angazhojnë burime financiare për propaganda, ndërkohë që mijëra kryefamiljarë nuk do të marrin asnjë të ardhur javën e ardhshme dhe nuk do të kenë me ç’të ushqejnë familjet e tyre.

Jemi në garë më kohën. Çdo minutë e harxhuar me propagandë nuk shpëton, por kushton jetë, shëndet dhe mirëqenie.

Të gjitha burimet shtetërore dhe financat publike duhet të orientohen në prioritetet e vetme të kësaj krize:

1. Shëndetësia dhe shëndeti

2. Familjet dhe njerëzit në nevojë

3. Biznesi dhe ekonomia.



13 Comments

  1. O idiot. Jepi ca leke nga ato miliona qe fitove nga gjyqi me qeverine dhe leri fjalet qe i leshon ne ere qesim.

  2. Po do i thote dhe ky nja dy fjale ne tere kete histori. Po mos ta hapi gojen fare i jep argumente debilave te partise se tij qe ta zbythin nga posti i kryetarit.

  3. Po ti o lulush nuk po ben propogante me dalje paradite mbasdite ne fcb e viles 2 milionshe,shko e dhe shqetesove dhe salihun per ate qe soreca beri duke te hequr biseden me ate te be,e pe sa shume ishte cmendur salihu,mos u bej djali keq ne kete kohe virusesh kinez

  4. Pse lodhesh or burre kot kur s’ke asgje ne dore.Ti kujton se KM nuk i din keto gjera.
    Ti kujton se ai per qindramijera familje qe i syrgjynos brenda pa asnje perkrahje ai
    nuk e din se nuk kane mundesi te mbyllin as diten po nuk punuan .Ti kujton se ai
    nuk e din si jane shtuar pa fund listat ne duqane ushqimore.Ti kujton se ai nuk
    e din se shumica e n jerzve e sidomos ata kryefamiljare qe kane edhe barren per
    familjen nuk kane smart apo kompiuter e aq me teper nuk dine as si ta bejne as
    si ta marrin kerkesen online per te marre ushqime edhe nese dikush u gjendet
    me ndonje borgj per meshire?
    E din ore e din , bile edhe me mire se ty, por per ate kjo eshte nje feste, nje
    feste e shume enderruar, ti shohe njerzit te vuajne,dhe shkaktar i vuajtjes te
    jete ai vete.

  5. Shyqyr o zot, qe nuk eshte ky kryemimister. Po te ishte ky me doktor vampirin ne sot nw qeverisje. Do vdisnin njerzit si pulat, dhe keta do mohonin cdo gje. Ca kujtojn keta se i kemi harruar bemat e ketyre.

  6. Ore ne nuk jena ne nivelet e lombardise edhe sdo arrijme asnje sepse ato kur kishin virusin bonin aperitivo, ne i mbyllem ne kohe baret e te tjerat, kshu qe nuk kemi ate situate qe te marrim masa kaq drastike.
    Persa i perket ketyr biznese duhet partur kujdes sepse keto biznese jane te huaja, pra ne moment qe i pezullo, ato te ikin sepse ska nai teknologji te madhe, rumania, maroku etj jane gati edhe nuk te kthehen me edhe te lene gjemem ktu. Tani kjo sdo te thote qe te sakrifikojm njerezit per punen, por cdo gje me mase, tani nuk jan kushtet per mbyllje totale sepse situata esjte e menaxhushme ne nr mos them e tepruar.
    Kshu qe mjaft me kto keshilla te kote. Detyro qeverine qe te beje kontrolle te mundesoj transport publik per punetoret edhe ik flej gjume

  7. O bythqira mavi ca po thote te teprt Basha qe vetem hani jarget e bythes se Rames ,qe thote te mbyllen ndermarjet me shume puntor se jane te rrezikuar nga korona ,ku qendron e keqja ktu? o qe mos gjetshi derman ,dhe ne keto dite te karantinimit ju skeni dale nga bunkeri te rrini ne shtepi te pakten te ruani grate se mos marrin ndonje virus,ore muter shikoni lajmet ca po behet puntoret e fabrikes se cimentos ne kruje jane futur ne karantine ,ja kete ju thote Basha more sumqira juve dhe atij palloshit qe ju paguan ptyyy yyyyy, qenefer te pandreqeshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *