• |
ide | kryesore

Ku është plani i qeverisë për ndihmat e biznesit dhe familjeve në nevojë?

Lajme, Të fundit

Kryeministri Rama premtoi pagesë të dyfishtë për familjet në nevojë, dy paga minimale për familjet që kanë një biznes të vogël dhe ndihma në ushqime për familjet e tjera të varfëra në kushtet e karantinës, kur aktiviteti i përditshëm është paralizuar. Por plani që detajon se kush do të përfitojë ende nuk dihet.

Në këto kushte, Partia Demokratike ngre pikëpyetjet se çfarë do të bëhet me 35 mijë biznese dhe mbi 70 mijë të papunë të përjashtuar nga skema.


Jorida Tabaku kërkoi të anullohet çdo transaksion i panevojshmë deri në kalimin e krizës.

DEKLARATA E PLOTE

Në emër të Partisë Demokratike dua të ndaj me ju shqetësimin për mungesën e tranparencës për ndihmën e parashikuar për shtresat në nevojë dhe për ekonominë.

Ndonëse u premtua disa herë se ishte gati vendimi i Këshillit të Ministrave që detajonte rregullat për përfitimin e ndihmës nga kategoritë që përfshihen në Aktin Normativ të miratuar të dielën, ende nuk është publikuar asgjë.

17 ditë pas rëndimit të krizës, pse nuk ka ende një VKM për pagesat që u lajmëruan nga Qeveria?!

Pse nuk bëhet e ditur lista e plotë e përfituesve nga kjo pagesë, që qytetarët të kenë mundësi të shohin nëse janë apo jo përfitues?

Kush janë bizneset e vogla që përfitojnë?

Kush janë personat qe do të marrin pagesë papunësie?

Kush janë personat qe do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike?

Dua ta përsëris me forcë. Paketa sociale e miratuar nga Qeveria është e pamjaftueshme. Mijëra familje në nevojë apo biznese nuk përfitojnë prej saj.

Sot llogariten rreth 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Rreth 35 mijë, në rastin më të mirë, nuk janë përfshirë në paketën sociale të Qeverisë. Çfarë do të ndodhë me ta? Kush kujdeset për ta?

Çfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që i kanë hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë?

Në këto momente, transparenca është shumë e rëndësishme për te ndalur diskriminimin, por dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetareve që sot kanë nevojë.
Veprimi në kohë nga Qeveria është i domosdoshëm dhe çdo vonesë është e patolerueshme.

Sot 300 mijë familje në nevojë për mbijetesë kanë nevojë për ndihmë, pasi mbyllja në shtëpi i ka hequr edhe mundësinë minimale për të ushqyer me bukë fëmijët.

Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.

Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Ky është detyrim i saj ligjor dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.

Paratë e taksapaguesve duhen vënë menjëherë në shërbim të qytetarëve dhe duhet anulluar çdo transaksion tjetër deri në kalimin e kësaj situate.

 

5 Comments

  1. Shqupi eshte cmendur, kerkon gjithcka nga qeveria. Harrojne se vetem ne saje te dr. prof. dhe cmimit Nobel per dokumente te zhgarravitura, covid 19 nuk infekton nga ora 5:00 deri ne ora 13:00. Kjo arritje e madhe ka ardhur si pasoje e “Alo, Edi jam” dhe per kete duhet te marre edhe cmimin oskar ne SHBA, vetem duhet patur kujdes se mos keta te shqupit i hane ate os nga zilia. Shqiperia virtuale ne 3D dhe pagesat e papunesise ne leter, jane nje gjelle e shkelqyer per shqiptaret qe cdo dite duhet te ngrihen duke patur ne mendje liderin e madh dhe ne ora 18:00, njelloj sic bejne italianet qe dalin ne ballkone duke kenduar, shqiptaret duhet te dalin dhe te bertasin per nje ore rrjesht rrofte Edi Rama. Edi edhe nje keshille, se mos ben gabim e i le pa paguar ato koncesionet se na more ne qafe, nuk ka kush te na ofroje sherbimet pastaj. Nga mbingarkesa qe ke mund edhe te harrosh, prandaj po ta kuktojme. Sa per njerezit le te hane nje here ne dite, nje dite po nje dite jo, pasi nuk ka problem, mjafton qe te shikojne ty 24 ore ne tv dhe do jene te ngopur

    1. Ti Nafije kujdes vampirin plak nga Viçidoli se mos i bie damllaja nga izolimi dhe mos harro nje gje qe doni sdoni ju ua futi kembet ne nje kepuce Rama,jeni strukur si minjte neper shpia,edhe zvarritje do ju beje dhe ju do bindeni si Çeçua o trimat e Sales….

      1. A te keqen Nafija ty o rilindidjot mavi. Po kujt i plasi per Berishen o i molepsur me coved, po jeni ju te mavijosurit qe keni me shume frike Berishen se covidin. Mos harro, ju nuk ju ben gje covidi, nuk ju ben gje as te ndenjurit pa ngrene, nuk merziteni as nese ju vdes ndonje familjar se keni Edin, por nuk e kuptoni se sa te semure jeni dhe se si covedi po jua merr shpirtin ngadale. Te fala beji Berishes dhe Lulit nga Nafija e Bilalit thuaji, nga ajo Nafija qe pagoi 80 mije dollare per tu bere homoseksual. Me sa kujtoj, Berisha nuk ka thene ndonjehere se eshte gay, prandaj e keni frike ju qe nuk jeni as mashkuj dhe as femra.

  2. Po keta te PDse pse llapin kot,perderisa jane terhequr nga sistemi dhe nuk njohin asne lloj institucioni,perveç rruges dhe nuk kthehen ne sistem pa u larguar Rama,atehere me çfare te drejte morale i kerkojne llogari qeverise?!Rama ik Rama ik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu