• |
ide | kryesore

Shkon në 9-të numri i viktimave nga koronavirusi, ndërron jetë një 52-vjeçare

Lajme, Të fundit

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.

52-vjeçarja ishte e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.


52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes” – thuhet ne njoftim.

1 Comment

  1. per” 9″ te vdekur qe nuk i dihen shkaqet e vdekjes po privohemi nga e drejta themelore qe na jep kushtetuta dhe ligji ajo e levizjes se lir. nderkoh trafiku i qenieve njerzore dhe klandestin vijon i qet nen hunden e xhaxhkes dhe leshit . nga porti i dursit ne kret. me anije transantllantike 5000 ton.?????!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu