• |
ide | kryesore

“Laps e letër” nisma e Emre Can: i shkruan personave vetëm në karantinë

Sport



Emre Can bëhet miku i personave në karantinë. Në kohët e koronavirus solidarieteti nuk i drejtohet vetëm atyre që janë të impenjuar në vijën e parë, si mjekët apo infermierët, por edhe kush gjendet vetëm në shtëpi, i detyruar të izolohet nga masat kufizuese që janë marrë nga qeveritë e ndryshme. È pikërisht për këtë, mesfushori i Borussia Dormund ka vendosur të mbështesë inisiativën Stift und Papier (laps e letër), lindur për të bërë më pak të rënda ditët e karantinës për ata që janë larg njerëzve të tyre të dashur: “Në një periudhë kaq delikate mund të bëjmë të lindë pak humanizëm”, ka thënë gjermani për Bild.

Emre Can ka shpjeguar në detaje si funksionon projekti: “Sapo regjistrohesh në program merr emrin e një personi që është i detyruar të jetojë në izolim e nuk mund të takojë askënd, as njerëzit e tij të dashur. Bëhet fjalë për burra e gra që nuk kanë kontakte me jashtë. Kemi nevojë vetëm për një fletë të bardhë e një laps. Në këtë moment humaniteti ynë është partneri më i besueshëm”.

Mesfushori verdhezi ka theksuar se, edhe pa e mbështetur inisiativën, të gjithë ne mund të bëjmë dicka për të tjerët me mjetet tona: “Mund të bëhet edhe brenda familjes. Dërgoni disa reshta letër për të dashurit tuaj e mbani kontaktet në përgjithësi. Shkruajini gjyshes, apo tezes, dikujt që nuk e shihni prej kohësh. Është e nevojshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *