• |
ide | kryesore

Nuk ka merkato për Donnarumma: “Jam tifoz i Milan, jap gjithçka për fanellën”

Sport



Ndoshta do të jetë një verë e nxehtë për Gianluigi Donnarumma. Me shumë mundësi, rinovimi i kontratës së tij, që përfunon në 2021, do të jetë një nga temat më të diskutuar në muajt e ardhshëm. Sigurisht, interesimi i klubeve të mëdha, Juventus i pari, është i deklaruar, por po aq e sigurtë është edhe dashuria e portierit kuqezi për Milan: “Ngjyrat kuqezi për mua do të thonë shumë, sepse jam rritur këtu – ka deklaruar ai – kam qenë gjithnjë tifoz i Milan e nuk mund të bëj gjë tjetër vecse të jap gjithcka mundem për këtë fanellë”.

Një deklaratë dashurie që Donnarumma i ka dhuruar tifozëve të tij gjatë një bisede online të organizuar nga klubi. Nuk kanë munguar aty edhe temat më delikate, që i takojnë pikërisht merkatos, por portieri kuqezi ka larguar shqetësimet, të paktën deri në verë: “Objektivi i parë është ai, nëse do të kthehemi të luajmë, të ngjitemi gjithnjë e më shumë në renditje, ajo personale të jap gjithnjë maksimumin e të mundohem të pësoj sa më pak gola të jetë e mundur”.

E përsa i përket golave, Donnarumma tregon Cristiano Ronaldon si lojtarin më të rrezikshëm me të cilin është përballur ndonjëherë: “Jam përballur me shumë sulmues të mëdhenj, por ai që kam patur frikë gjithnjë ka qenë ai”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *