• |
ide | kryesore

Publikuan një foto të të birit ku thuhej se kishte ndërruar jetë nga Coronavirus, reagon Fedez

Paparazzi, Slider



Reperi Fedez, blogerja Chiara Ferragni dhe i vogli i tyre Leo janë një ndër familjet më të ndjekura në rrjete sociale, të cilët ndajnë çdo ditë me fansat momente të përditshmërisë së tyre.
Mirëpo, nuk është hera e parë që ndodh që fotot e tyre, sidomos të të voglit, të keqpërdoren.

Së fundmi, dikush ka marrë foto të Leo-s për të publikuar një lajm të rremë në një grup në Facebook.
Personi në fjalë shkruan se i biri (Leo), ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit dhe duket se ky lajm e ka acaruar Fedez-in.

Reperi ka ripostuar foton e lajmit në InstaStory, ndërsa krahas saj shkruan:
“Jam pa fjalë. Sa shumë ta shpif!”

Pak më vonë, ai i drejtohet personit që publikoi lajmin e rremë duke shtuar:
“E bën për të tërhequr vëmendje, ndaj mendoj se është e drejtë t’i japim vëmendjen që meriton këtij personi që shkarkon fotot e djalit tim për të thënë se ka vdekur nga koronavirusi. Komplimente, fitove! Bastardi i ditës!”- shkruan Fedez i revoltuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *