• |
ide | kryesore

Seriali i Netflix, parashikues i Covid 19

Paparazzi, Slider



Një serial i Netflix duket se e ka ”parashikuar” pandeminë e Koronavirusit në vitin 2018. Në serinë 10 të shfaqjes televizive koreane ”My secret Terrius”, përmendet sëmundja vdekjeprurëse, Koronavirusi, që në fakt në të kaluarën është lidhur me emërtimin e disa lloj virusesh, përpara shpërthimit të Covid-19.
Në skenën e këtij episodi, doktoresha thotë: ”Koronavirusi sulmon sistemi e frymëmarrjes. Gjëja më serioze është se ky virus ka një periudhë intubimi nga 2 deri në 14 ditë. Virusi është manipuluar që të sulmojë mushkritë, vetëm 5 minuta pasi je ekspozuar ndaj tij.” Kur pyetet nëse ka ndonjë kurë thotë: ”Nuk ka vaksinë për momentin.”

Ndryshe nga virusi që po përballemi tani, i cili sipas studiuesëve ka orgjinë krejtësisht natyrore dhe nuk është prodhuar në laborator, Koronavirusi i serialit, i cili krahasohet me SARS-in, është manipuluar që të bëhet më ngjitës dhe më i rrezikshëm. Në një skenë tjetër të shfaqjes televizive, fëmijëve i kërkohet që të lajnë duart shumë shpesh, që të ndalojnë përhapjen e virusit.



1 Comment

  1. Po keta bejne nga 100 filma fanta-katastrofik ne vit cdo vit, ndonjehere edhe do ia pjekin. Pastaj mutacionet e viruseve jane mundesi shkencore. Te gjithe e dinim qe mund te ndodhte. Po te shikosh hollivudin, kjo bote do kishte marre fund nja 100 here deri tani, si nga lufta Berthamore, plastika, alumini, permbytjet, termetet, ufot, zogjte, dinosauret, majmunet e zgjuar, mutacionet kompjuterike etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *