• |
ide | kryesore

Shqipëria në karantinë, rregullat e reja për të dalë nga shtëpia duke filluar nga hëna

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptar nga e hëna do kufizojë sërish daljen nga shtëpia të qytetarëve. Sipas një njoftimi nga e hëna do ketë një regjim të ri, ku do dalë vetëm një anëtar i familjes vetëm një orë për të bërë pazarin. Qytetarët do të duhet të dalin për të bërë Pazar apo për shërbime të tjera vetëm një orë në ditë, vetëm një pjesëtar i familjes dhe duke marrë leje tek autoritetet. Më poshtë keni të gjithë mënyrën se si duhet të veproni për të marrë leje për të dalë nga banesa.

Njoftimi

“Leje për dalje” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me leje për të dalë nga banesa e tyre për arsye të ndryshme si: për pazar, farmaci apo arsye të tjera urgjente.

Dokumentacioni i nevojshëm: Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës: Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”; Klikoni butonin “Përdor”; Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht).

Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-13.00; Në rast se një nga anëtarët e familjes punon në një qytet të ndryshëm nga vendbanimi aktual, lejohet të vijojë aplikimi për leje dalje dhe për këtë anëtar, pasi kryhet në kohë reale verifikimi mbi vendodhjen e punës; Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms. – Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Policia mund të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit: Menjëherë. Kostot: Pa pagesë. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]



8 Comments

  1. Po behet prova gjenerale per vendosjen e diktatures. Kjo menyre blerjeje produktesh ushqimore, qe nuk perdoret ne asnje vend te botes, i ngjason asaj te viteve 80 te shekullit te kaluar ku cdo gje jepej me tallon. Pastaj ka nje mase denimi per ate qe del ne kembe pa leje, qe vetem nje person pervers mund ta shpike, PERVEC GJOBES I SEKURSTROHET EDHE MAKINA. Diten e hene do vendose edhe t’i marre femijet apo kushedi se cfare budallalleku do i linde ne koke. Leja thote km, eshte e vlefshme per nje ore dhe ne ate ore ti duhet t’i kryesh te gjitha punet, te marresh leke ne banke, te blesh, te marresh ilace dhe te kthehesh ne shtepi. (natyrisht ata qe kane mundesi) Nuk thote asgje se si do i marrin pagat ata te cilet perfitojne ndihma nga qeveria qe do te thote se as ja ndermend te jape ndonje lek per njerezit ne nevoje dhe gjithcka qe ka thene deri me tani hyn ne te vetmen fushe qe njeh mire, NE FUSHEN E MASHTRIMIT. Vec kesaj nuk thote asgje per te punesuarit dhe te vetepunesuarit se si do e marrin lejen per te dale. Ne cdo vend vendimet merren nga qeveria, ketu i merr vendimet nje person i vetem qe per me teper, te vetmet njohuri qe ka, jane zhgarravinat, teoria marksiste-leniniste dhe hajnia

  2. do bllokohet sistemi; njerezit do stresohen ne max; kaq improvizime jane sa nuk shifet si do behet identifikimi

  3. Hajde popull hajde, t’ju shkelin me këmbë e të rrini sus. E tmerrshme, kohëra për t’u mos harruar kurrë. Cfare bëhet, 1 ore vetem 1 person për familje!! Jo diktaturë, po puro q**je, e pastër fare!! Turp o popull pa tradita, turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *