Vëllai i Paulo Dybala, Gustavo, është nën hetim nga policia e Cordoba, në Argjentinë, për faktin se ka thyer, bashkë me të dashurën e tij, karantinën, ku ishte mbyllur së bashku me të ëmën, pasi rezultimit pozitiv të sulmuesit të Juventus me koronavirus. Të tre në fakt kanë qenë në Itali deri në 11 mars. Familja e tij ishte marrë nga banesa e tij për tu transferuar drejt spiatlit Raëson në Cordoba për të kryer tamponet.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat argjentinase, kanë disa nga fqinjët e tij në kompleksin ‘Altos de Villasol’ që kanë denoncuar Gustavon, i cili pas vetëm dy ditësh karantinë, dilte nga shtëpia bashkë me të dashurën. Për të dy rëndon akuza për mosbindje ndaj autoriteteve, me dyshimin se kanë thyer urdhërin e izolimit të detyrueshëm të Presidentit argjentinas Alberto Fernández, për koronavirus, pas kthimit nga vendet në rrezik.