• |
ide | kryesore

Të gjithë punonjësit e Degës së Thesarit në Fier infektohen nga Koronavirusi

Lajme, Të fundit



Fieri tashmë është një nga qytetet që ka shënuar më shumë raste me koronavirus.

ABC News mësoi se një nga punonjësit e Degës së Thesarit kishte rezultuar pozitiv nga Covid-19.

Kjo zyrë përbëhet gjithsej nga 6 punonjës të cilët pas njoftimit se kolegu i tyre kishte rezultuar pozitiv u izoluan në banesat e tyre.

Strukturat e shëndetit publik ndërkohë morën analizat e të gjithë punonjësve të kësaj dege ku 4 prej tyre rezultuan pozitiv ditën e djeshme.

Tashmë edhe punonjësi i 6 i kësaj zyre ka rezultuar pozitiv duke bërë që e gjithë zyra e degës së Thesarit në Fier të mbyllet pasi punonjësit e saj janë izoluar.

Ndërkohë që kjo zyrë ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Financave për veprimet me pagesat në këtë rreth.

Numri total i të infektuarve në këtë qytet sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në 18 persona.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *