• |
ide | kryesore

Vendet e pasura po tentojnë politika ekonomike radikale për të përballuar Covid-19

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga The Economist 

Në përgjigje të pandemisë covid-19, politikëbërësit kanë filluar ndërhyrje në ekonomi të mëdha, më radikale. Vendosja e ekonomisë në një skenar lufte supozohet të jetë diçka e përkohshme. Sidoqoftë, një vështrim mbi 500 vite mbi pushtetit qeveritar në histori, thotëdiçka tjetër: shteti ka të ngjarë të luajë një rol shumë të ndryshëm në ekonomi – jo vetëm gjatë krizës, por edhe shumë kohë më pas.

Bankat qendrore në nivel global kanë ulur normat e interesit për më shumë se 0.5 përqind që nga janari dhe kanë nisur skema të reja lehtësuese sasiore (krijimin e parave për të blerë bono). Politikanët po hedhin hapat fiskalë për të mbështetur ekonominë. Kongresi i Amerikës votoi një projekt-ligj që rrit shpenzimet qeveritare dy herë më shumë sesa paketa e Presidentit Barack Obama në 2009. Për më tepër, Britania, Franca dhe vendet e tjera kanë bërë garanci kredie në vlerë deri në 15% të PBB-së, duke kërkuar të parandalojnë një tatëpjetë. Në masën më konservatore, stimuli global nga shpenzimet qeveritare këtë vit do të tejkalojë 2% të PBB-së globale, një shtytje shumë më e madhe sesa u pa në 2007-09.

Për këtë qëllim, qeveritë në të gjithë botën e pasur po kanalizojnë shuma të mëdha parash për firmat private. Në disa raste, qeveria po paguan pagat e njerëzve që nuk mund të punojnë në kushte sigurie nga virusi: BE posaçërisht e ka përqafuar këtë politikë, ndërsa shteti britanik do të paguajë deri në 80% të pagave të punëtorëve. PaketaAmerikane përfshin kredi për bizneset e vogla që do të falen nëse punëtorët nuk pushohen nga puna. Familjeve në të gjithë botën e pasur po ju jepet lehtësim i përkohshëm për hipotekat, borxhet e tjera, qiratë dhe faturat e shërbimeve. Në Amerikë gjithashtu do të dërgohen çeqe personale me vlerë deri në 1 200 dollarë.

Shumica dërrmuese e ekonomistëve i mbështesin këto masa. Por historia tregon se një rikthim në ditët e mëparshme nuk do të jetë i mundur. Prej këtu nxirren dy mësime. E para është se kontrolli qeveritar mbi ekonominë merr një hov të madh gjatë periudhave të krizës apo luftës. E dyta është se forcat që inkurajojnë qeveritë të mbajnë dhe zgjerojnë kontrollin ekonomik janë më të forta se forcat që i inkurajojnë ata të heqin dorë nga kjo, do të thotë se një zgjerim “i përkohshëm” i pushtetit shtetëror ka tendencë të bëhet i përhershëm.

Në shekujt e fundit, shpenzimet qeveritare në të gjithë botën kapitaliste janë rritur. Në vitet 1600 shpenzimet e të gjithë shtetit anglez llogariteshin rreth 5% të PBB-së, asnjë shpenzim për shëndetin ose arsimin publik, as rregullimin e jetës ekonomike. Kjo filloi të ndryshojë në shekullin e 18-të, dhe nga fundi i shekullit XIX Britania dhe vendet e tjera kapitaliste panë ndërhyrje në rritje të shtetit, me më shumë burime qeveritare që u kushtohen të miravepublike siç janë mirëqenia dhe arsimi dhe rritja e taksave.

Në vitet 1980 Ronald Reagan arriti të stabilizojë shpenzimet federale të Amerikës. Reformat e tij, si dhe ato të Margaret Thatcher në Britani, ulën rolin e qeverisë në përcaktimin e çmimeve; privatizimet inkurajuan firmat private të ofrojnë shërbime që më parëdrejtoheshin nga shteti, si energjia elektrike dhe transporti. Megjithatë, edhe gjatë presidencës së Reagan numri i rregullavefederale u rrit me 14%. Raporti i shpenzimeve publike të Amerikës ndaj PBB-së ishte tetë përqind më i lartë se sa në vitin 1962, kur Milton Friedman shkroi “Kapitalizmi dhe Liria“, një libër që paralajmëroi për rreziqet e socializmit.

Sidoqoftë, mësimi më i rëndësishëm i historisë 500 vjeçare është se asgjë nuk ka ndihmuar në forcimin e pushtetit shtetëror në Evropë dhe Amerikë më shumë sesa krizat. Historianët pajtohen gjerësisht se aftësia fiskale në rritje e vendeve kapitaliste që nga vitet 1700 e tutje ishte e lidhur me nevojën për të luftuar gjithnjë e më shumë luftëra të përhapura dhe të shtrenjta, veçanërisht ato që përdorin flotën detare dhe ku fusha e betejës ishte larg shtëpisë.

Fituesit e atyre luftërave gjithashtu kapën kontrollin e burimeve, nga sheqeri dhe erëzat deri tek liri, të cilat dëshmuan se ishin lëndëthelbësore për industrializimin. Pra, nuk është për t’u habitur që historianët pretendojnë se luftërat dhe krizat kanë qenë një motor i zhvillimit ekonomik. Nuk është rastësi që Holanda, vendi i parë që përqafoi kapitalizmin, në shekullin e 17-të, ishte gjithashtu përkohën, fuqia detare pararendëse në botë, ose ajo Britanike, e cila sundoi detet në shekullin e 18-të, dhe u bë ekonomia më e madhe në botë.

Përgjigjet ndaj krizave e kanë konsoliduar më tej fuqinë e shtetit. Shkalla e taksës mbi të ardhurat në Francë ishte zero në vitin 1914; një vit pas përfundimit të luftës së parë botërore ishte 50%. Kanada futi taksën mbi të ardhurat në 1917 si një masë “të përkohshme” për të financuar luftën. Gjatë stadit tjetër të taksave mbi të ardhurat, në Amerikë u shndërruan nga një “taksë e klasës” në një “taksë masive”, me numrin e paguesve që u rrit nga 7 milion në 1940 në 42 milion në 1945. Modeli i udhëhequr nga shteti ndjekur në Evropë nëvitet 1950 1970, në të cilat burokratët kontrollonin shërbimet, nga rrjetet e energjisë deri në sistemet e transportit, do të kishin qenë të paimagjinueshme pa përvojë të kohës së luftës, ku shteti menaxhonte praktikisht gjithçka dhe njerëzit e thjeshtë bënin sakrifica të jashtëzakonshme, qoftë në fushën e betejës, qoftë në shtëpi.

Cilat do të jenë efektet e qëndrueshme të pandemisë covid-19? Gjatë vitit të ardhshëm, borxhi i qeverisë do të rritet ndjeshëm, pasi shpenzimet dhe të ardhurat nga taksat kolapsohen. “Kapitali dhe Ideologjia”, një libër i ri nga Thomas Piketty, tregon se pas luftërave të para dhe të dyta botërore, shumë qeveri në Perëndim, u kthyen në taksimin më të rëndë të të ardhurave dhe pasurisë së më të pasurve për të arritur këtë qëllim. Një tjetër mundësi është “shtypja financiare”, ku qeveritë i detyrojnë qytetarët t’i japin hua atyre nënivele leverdie nën vlerën e tregut.

Nocioni i ri që qeveria duhet të mbrojë firmat private, vendet e punës dhe të ardhurat e punëtorëve me pothuajse çdo kosto mund të mbizotërojë, veçanërisht nëse ndërhyrja rezulton e suksesshme për momentin. Politika do të përfundojë zyrtarisht pasi të ketë kaluar pandemia, por presioni politik për skemat e ngjashme të mbështetjes – nga shtetëzimi i firmave deri në sigurimin e një të ardhure bazëuniversale – mund të jetë më i lartë herën tjetër kur të ndodhë një tatëpjetë tjetër. Nëse politikanët janë në gjendje të ruajnë vendet e punës dhe financat gjatë kësaj krize, shumë njerëz do të shohin pak arsye pse nuk duhet të provojnë përsëri po kështu, në një rast tjetër.

Efektet e mundshme ekonomike të pandemisë shkojnë përtej rolit të shtetit. Vendet mund të bëhen edhe më pak mikpritëse për emigrantët. Më shumë vende mund të kërkojnë të bëhen të vetë-mjaftueshëm në prodhimin e produkteve “strategjike” të tilla si ilaçet, pajisjet mjekësore dhe madje edhe të letrës higjenike, duke kontribuar në një prapa-kthim të mëtejshëm të globalizimit. Rregullat e lojës kanë lëvizur kah një drejtim për shekuj me radhë. Tani një ndryshim tjetër radikal po afrohet.

Përshtati në shqip ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *