• |
ide | kryesore

Basha: Nga 10 marsi deri më 1 prill qeveria s’ka asnjë masë ekonomike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha gjatë intervistës në News 24 se plani ekonomik i prezantuar nga qeveria për situatën emergjente të krijuar nga Covid-19, hyn në fuqi më datë 1 prill. Rrjedhimisht tha ai, nga data 10 mars kur nisi karantina deri më 1 prill, qeveria s’ka asnjë masë për qytetarët e punësuar dhe biznesin.

“Çështja e mbështetjes me financa për ata që nuk shkojnë në punë. Është botuar akti normativ dhe nga publikimet e para thuhet se i shtrinë efektet nga 1 prill. Ndërkohë qe prej 10 marsit Shqipëria është ne masa drastike, dhjetëra mijëra, qindra biznese janë të mbyllura. Qindra mijëra familje janë pa të ardhura, si do te bëjnë? Çfarë duhet të bëjnë nga 10 marsi deri në 1 prill? Shpenzimet vazhdojnë si më përpara. Prapë 5 veta marrin dhjetëra milionë euro për beton në një kohë vetëm betoni nuk është prioritet; prioritet është shëndetësia, prioritet mbështetja e njerëzve me ushqime, me medikamente, me te ardhura. Prioritet duhet të jetë ekonomia, duke nisur me biznesin e vogël që është shtylla e ekonomisë, fermeri dhe biznesi në tërësi”, tha Basha.

©LAPSI.al



17 Comments

    1. Ik mos na rruaj trapin o lul,gam gam cdo dite ti dhe ato buqet perreth.Ca kujton se eshte shqiperia,sikur te jete e lare me flori.kaq mundesi ka qeveria,kaq buxhet kemi,jemi vend I varcer.Ty karantina po te semur keq o lul.Sipas teje te gjithe leket qe ka buxheti te perdoren per koronavirusin,dhe cdo gje tjeter duhet te mbyllet.Ja i mbyllen te gjitha,ku fucking trapin do I mbledh leket pastaj qeveria per pastaj,cfare do hane e pine njerezit?Apo do zerosh llogarine tende bankare te majmur?Ik o tqr o Lul,mjaft me,se te kemi provuar.

  1. Ja sa te vij 1 prilli dhe do trokas der me der e do thot edi rama jam ju kam sjell 300.000 lek te vjetra sigurisht. Do tja japi me doren e vet si baba i mir qe eshte dhe kete e ka treguar me vepra jo me fjal.

  2. A Ju q kina dhe India nenen te gjithe Juve politikaneve shqiptare .
    Po’ Ca’ politikane m jeni ju more .
    Populli cope e troke Ju njeri gozhdes tjetrin patkoit.

  3. COVID 19 është emërtimi i kohëve moderne të murtajës, ose vdekja e zezë (tani mjellma e zezë) sic njihet ndryshe. Ajo është një sëmundje vdekjeprurëse.

    Historia e Sëmundjes

    Minjtë, gjate shekullit XIV, u inportuan në Evropë me anë të anijes së famshme luftarake,por luftëtarët u mbytën ngaqë minjtë brejtën pjesët prej druri të anijes. Shumë sëmundje u përhapën nga ardhja e minjve dhe njëra ndër to ishte dhe murtaja bubonike, e cila thuhet se në Evropë, gjatë viteve 1400–1800, vrau mbi 1.5 milion njerëz në mbarë Evropën si ne Zvicër, Francë, Spanjë, Angli, Gjermani, Rusi, Austro-Hungari etj. Njerëzit vishnin maska dhe parfumoseshin me aromëra të forta për të parandaluar sëmundjen. Nuk na thonë që po përballemi me murtajën pneumonike!

  4. Vdekja e Zezë​—Katastrofa e Evropës Mesjetare
    Nga korrespondenti i Zgjohuni! në Francë

    Ishte viti 1347. Murtaja tashmë kishte bërë kërdinë në Lindjen e Largët. Tani, ajo kishte mbërritur në dyert e kufijve lindorë të Evropës.

    MONGOLËT kishin rrethuar pikën e fortifikuar tregtare gjenoveze të Kafas, që tani quhet Feodozia, në Krime. Të shpartalluar për vete nga sëmundja misterioze, mongolët e ndërprenë sulmin. Por, para se të tërhiqeshin, bënë një sulm të fundit vdekjeprurës. Duke përdorur katapulta gjigante, ata hodhën mbi muret e qytetit trupat ende të ngrohtë të viktimave të murtajës. Më vonë, kur disa ushtarë mbrojtës gjenovezë hipën në galerat e tyre për të shpëtuar nga qyteti, tashmë i goditur me murtajë, e përhapën sëmundjen në çdo vend ku shkuan.

    Brenda disa muajsh, vdekja kishte pllakosur në tërë Evropën. Me shpejtësi, ajo u përhap në Afrikën e Veriut, në Itali, në Spanjë, në Angli, në Francë, në Austri, në Hungari, në Zvicër, në Gjermani, në Skandinavi dhe në vendet balltike. Brenda dy vjetësh ose aty afër, më shumë se një e katërta e popullsisë së Evropës (rreth 25 milionë njerëz) ranë viktimë e asaj që është quajtur «katastrofa më mizore demografike që ka njohur ndonjëherë njerëzimi»​—Vdekja e Zezë.*

    Krijohen kushtet për katastrofën

    Tragjedia e Vdekjes së Zezë përfshinte më shumë sesa vetë sëmundjen. Për ta rënduar katastrofën luajtën rol disa faktorë, njëri nga të cilët ishte zelli fetar. Doktrina e purgatorit është një nga këta faktorë. «Aty nga fundi i shekullit të 13-të, besimi në purgatorin ishte i përhapur kudo»,​—thotë historiani francez Zhak lë Gof. Në fillim të shekullit të 14-të, Danteja shkroi Komedinë hyjnore​—vepër që pati ndikim të madh​—në të cilën i bëheshin përshkrime të gjalla ferrit dhe purgatorit. Për pasojë, u zhvillua një klimë fetare ku njerëzit ishin të prirur ta përballonin murtajën me një apati dhe një nënshtrim të habitshëm, duke e konsideruar atë si një ndëshkim nga vetë Perëndia. Siç do ta shohim, kjo gjendje mendore pesimiste faktikisht i dha shtysë përhapjes së sëmundjes. «Asgjë tjetër nuk mund të kishte siguruar më shumë material premtues, ku murtaja të mund të ushqehej»,​—vërehet në librin The Black Death (Vdekja e Zezë), nga Filip Zigler.

    Përveç kësaj, ekzistonte edhe problemi i prishjes së prodhimeve bujqësore në Evropë në mënyrë të përsëritur. Për pasojë, popullsia e kontinentit që po shtohej me shpejtësi vuante nga të ushqyerit e keq dhe nuk ishte e pajisur për t’i rezistuar sëmundjes.

    Murtaja përhapet

    Sipas mjekut personal të papa Klementit VI, Gi dë Sholiak, Evropën e kishin pushtuar dy lloje murtajash: pneumonike dhe bubonore. Ai i përshkroi në mënyrë të qartë këto sëmundje, duke shkruar: «E para zgjati dy muaj. Njerëzit kishin zjarrmi të vazhdueshme, pështynin gjak dhe vdisnin brenda tri ditësh. E dyta, zgjati gjithë periudhën që mbeti, duke pasur edhe kjo zjarrmi të vazhdueshme, por e shoqëruar me çibanë [të thatë] dhe lunga në pjesët e jashtme të trupit, kryesisht në sqetulla dhe në ijë. Nga kjo lloj murtaje, një njeri vdiste brenda pesë ditësh.» Mjekët nuk ishin të zotë ta ndalnin përparimin e murtajës.

    Shumë njerëz u larguan me panik, duke lënë pas mijëra të tjerë të infektuar. Në fakt, ndër të parët që ikën ishin fisnikët e pasur dhe mjekët. Ndonëse u larguan edhe disa klerikë, shumë anëtarë të urdhrave të ndryshme fetare u fshehën në manastiret e tyre, duke shpresuar t’i shpëtonin infektimit.

    Mes këtij paniku, papa e shpalli vitin 1350 një Vit të Shenjtë. Pelegrinëve që bënin udhëtimin për në Romë do t’u lejohej të hynin drejtpërdrejt në parajsë, pa iu dashur të kalonin nëpër purgator. Qindra mijë pelegrinë iu bindën kësaj thirrjeje, duke e përhapur murtajën në vendet nga të cilat kaluan gjatë udhëtimit.

    Përpjekje të kota

    Përpjekjet për ta kontrolluar Vdekjen e Zezë ishin të kota, sepse askush nuk e dinte në të vërtetë se si transmetohej ajo. Shumica e kuptuan se kontakti me një person të sëmurë ose edhe me rrobat e tij, ishte i rrezikshëm. Disa madje kishin frikë edhe kur i shikonte një person i sëmurë. Kurse, banorët e Firences në Itali ia hodhën fajin maceve dhe qenve për murtajën. Ata i vranë këto kafshë, duke mos e kuptuar se me këtë veprim, po i linin rrugë të lirë një krijese që faktikisht kishte rol në përhapjen e infektimit: miut.

    Me shtimin e vdekjeve, disa iu drejtuan Perëndisë për ndihmë. Burra e gra i dhanë kishës gjithçka që kishin, duke shpresuar se Perëndia do t’i mbronte nga sëmundja ose, të paktën, do t’i shpërblente me jetën qiellore nëse vdisnin. Kjo bëri që në duart e kishës të grumbullohej një pasuri e stërmadhe. Kura të përhapura ishin edhe hajmalitë për fat, ikonat e Krishtit dhe nuskat. Të tjerë iu drejtuan besëtytnive, magjisë dhe pseudomjekësisë për të kërkuar kura të ndryshme. Thuhej se parfumet, uthulla dhe disa lëngje të veçanta e mbanin larg sëmundjen. Një kurë tjetër e preferuar ishte të lihej të derdhej gjak nga trupi. Madje, fakulteti dijeplotë i mjekësisë në Universitetin e Parisit ia atribuoi murtajën renditjes së planeteve! Gjithsesi, shpjegimet e rreme dhe «kurat» nuk bënë asgjë për të ndërprerë përparimin e kësaj murtaje vrasëse.

    Efekte që mbeten

    Pas pesë vjetësh, u duk më në fund se Vdekja e Zezë kishte arritur në përfundim. Por ajo do të përsëritej të paktën katër herë deri në fund të shekullit. Pasojat që la Vdekja e Zezë mund të krahasohen me ato të Luftës I Botërore. «Nuk ka pothuajse asnjë mospajtim mes historianëve modernë se periudha e murtajës endemike (sëmundje ngjitëse që përhapet vazhdimisht në një zonë) pati pasoja të thella si për ekonominë, ashtu edhe për shoqërinë pas vitit 1348»,​—vërehet në një libër të vitit 1996, The Black Death in England (Vdekja e Zezë në Angli). Murtaja fshiu nga faqja e dheut një pjesë të madhe të popullsisë dhe kaluan shekuj përpara se disa zona të banoheshin përsëri. Me pakësimin e krahut të punës, pagesa për punën natyrisht u rrit. Pronarët e tokave, dikur të pasur, falimentuan dhe sistemi feudal​—një shenjë dalluese e epokës së Mesjetës​—mori fund.

    Prandaj, murtaja qe një shtysë për ndryshime politike, fetare dhe shoqërore. Para murtajës, klasa e arsimuar në Angli fliste përgjithësisht gjuhën frënge. Por, vdekja e shumë mësuesve të frëngjishtes ndihmoi që në Britani, anglishtja të fitonte epërsi mbi frëngjishten. Ndryshime ndodhën edhe në sferën fetare. Siç e vëren historiania franceze, Zhaklinë Brosoje, për shkak të mungesës së kandidatëve për priftërinj, «edhe Kisha shpesh rekrutonte individë të pamësuar dhe apatikë». Brosoje deklaron se «rënia që pësuan qendrat [e kishës] për arsimimin dhe për besimin ishte një prej shkaqeve të Reformës».

    Patjetër, Vdekja e Zezë la gjurmë edhe në art, ku vdekja u bë një temë e zakonshme artistike. Zhanri i famshëm i valles makabre, ku paraqiten në përgjithësi skelete dhe kufoma, u bë një alegori e njohur e pushtetit të vdekjes. Të pasigurt për të ardhmen, shumë nga ata që i mbijetuan murtajës, flakën tej çdo lloj kufizimi moral. Kështu, morali shkoi poshtë e më poshtë në mënyrë tronditëse. Sa për kishën, duke qenë se dështoi të parandalonte Vdekjen e Zezë, «njerëzit e epokës së mesjetës menduan se Kisha e tyre i kishte lënë në baltë». (The Black Death) Gjithashtu, disa historianë thonë se ndryshimet shoqërore që vijuan fill pas Vdekjes së Zezë nxitën individualizmin dhe sipërmarrjet, si edhe shtuan lëvizshmërinë shoqërore dhe ekonomike​—pararendësit e kapitalizmit.

    Veç kësaj, Vdekja e Zezë i nxiti qeveritë që të vendosnin sisteme kontrolli për higjienën. Pasi u fashit murtaja, Venecia mori masa për të pastruar rrugët e qytetit. Mbreti Xhon II i Francës, i mbiquajtur i Miri, në mënyrë të ngjashme urdhëroi pastrimin e rrugëve si mjet për të parandaluar kërcënimin e një epidemie. Këtë hap mbreti e mori pasi kishte mësuar për një mjek të lashtë grek, i cili e kishte shpëtuar Athinën nga një murtajë, duke fshirë e duke larë rrugët. Shumë rrugë mesjetare, të cilat ishin bërë kanale të hapura ujërash të zeza, më në fund u pastruan.

    Diçka e së kaluarës?

    Gjithsesi, vetëm në vitin 1894, bakteriologu francez Aleksandër Yersin izoloi bacilin përgjegjës për Vdekjen e Zezë. Ai u quajt Yersinia pestis, duke marrë emrin e këtij bakteriologu. Katër vjet më vonë, një francez tjetër, Pol-Lui Simon, zbuloi rolin që kishin pleshtat (e mbartur nga brejtësit) në transmetimin e sëmundjes. Menjëherë u përgatit një vaksinë që pati sukses të kufizuar.

    A është murtaja diçka e së kaluarës? Vështirë se po. Në dimrin e vitit 1910, në Mançuri vdiqën rreth 50.000 njerëz nga murtaja. Veç kësaj, çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë regjistron mijëra raste të reja dhe numri vazhdon të rritet. Janë zbuluar, gjithashtu, lloje të reja të sëmundjes, lloje që i rezistojnë mjekimit. Në fakt, murtaja mbetet një kërcënim për njerëzimin, po nuk iu përmbajtën normave themelore të higjienës. Libri Pourquoi la peste? Le rat, la puce et le bubon (Përse murtaja? Miu, pleshti dhe buboni), botuar nga Zhaklinë Brosoje dhe Henri Mojare, nxjerr përfundimin se «në vend që të jetë një sëmundje e Evropës së vjetër të Mesjetës, . . . mjerisht murtaja është ndoshta një sëmundje e së ardhmes».

    Burra dhe gra i dhanë kishës gjithçka që kishin, duke shpresuar se Perëndia do t’i mbronte nga sëmundja

    Sekti i fshikulluesve

    Duke e konsideruar murtajën si një ndëshkim nga Perëndia, disa u përpoqën ta fashitnin zemërimin e Perëndisë duke fshikulluar veten me kamxhik. Vëllazëria e Fshikulluesve, një lëvizje që thuhej se përfshinte 800.000 persona, arriti maksimumin e popullaritetit të vet gjatë periudhës së Vdekjes së Zezë. Rregullat e sektit e ndalonin të folurin me gratë, larjen ose ndërrimin e rrobave. Fshikullimi publik praktikohej dy herë në ditë.

    «Fshikullimi ishte një nga mjetet e pakta me të cilat mund të shfrente ndjenjat popullsia e frikësuar»,​—vërehet në librin Medieval Heresy. Gjithashtu, fshikulluesit shquheshin sepse denonconin hierarkinë e kishës dhe minonin praktikën fitimprurëse të kishës në lidhje me faljen e mëkateve. S’është për t’u habitur që, në vitin 1349, papa e dënoi këtë sekt. Gjithsesi, së fundi sekti u zhduk vetë, pas periudhës së Vdekjes së Zezë.

    [Burimi]

    © Bibliothèque Royale de Belgique, Bruxelles

    © Cliché Bibliothèque Nationale de France, Paris

  5. Une kam cituar burimin ne fund, qe dmth nuk kam tentuar ta pervetesoj si material qe e kam shkruar vete! Normal me copy paste behet, por fokusohu te marresh dituri se cfare semundje na rrezilon jeten e jo te sulmi personal pa me njohur! Respekte

  6. O lulush kush I boshatisi marketet e tregjet e medha e te vogla o loqe ne keto tre jave karantin,nuk i ushqeve ti dhe pd,por puna qe kane bere vete populli,mos e shaj ramen qe ben propogante,por shiko veten qe ja ke kaluar vetem sot 5here komunikim nga fcb e viles te oligarkeve

  7. Kot se cuan ne Itali kete Loqe per ti dhene eksperiencen shqiptare,natyrisht bashke me strategun internacionalist–Shkullak.

  8. Qerrohuni majtas e djathtas e gjith sa jeni o palaco cirku qe turperoni dhe turpin vet qe ndyni dhe te ndyren vet.

  9. Qimi I syrit te salihut kerkon nje Pras alla tritan per te lozur me paloken dhe tosin,vetem Prasi i sjedh keta ne terezi

  10. Kjo oppzite ka detyra dhe te drejtaTurp tha te flasim per urine per buke Kur jane ngopur ndonjehere shqiptaret me buke? Historikisht Ndaj kane marre arratine Llogaria eshte e bereSa i ke paga e pensione dhe sa te duhen ne muaj? Nuk u sparua ajo telefonata fle gjume Dhune psikologjike ndaj zgjedhesve dhe kolegeve U lut Papa per urine bertet Italia dhe gjithe bota ” Turp” Opozita spo ben asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *