• |
ide | kryesore

‘Der Spiegel’: intriga e një kaste të korruptuar e rrëzoi Albin Kurtin

-Instant, Të fundit



Revista gjermane “Der Spiegel”, thekson se politikanët vendorë dëshironin ta hiqnin qafe Albin Kurtin për shkak se ai paralajmëroi një luftë të ashpër kundër elitës së korruptuar. Ndërsa diplomacia amerikane nga prapavija bëri presion për rrëzimin e tij për shkak se Kurti kundërshton planet për shkëmbimin e territoreve që synohet nga SHBA-të.

Pikërisht në këtë situatë kur urgjentisht kërkohet një menaxhim i përbashkët i krizës së koronavirusit, establishmenti politik kosovar ka shkaktuar një krizë të rëndë shtetërore: të mërkurën shumica e parlamentit votoi një mocion mosbesimi ndaj politikanit të majtë reformator Albin Kurti. Ai tani është ushtrues detyre i kryeministrit. Qeveria e Kurtit do të ishte e para qeveri vërtet reformatore e Kosovës që nga fundi i luftës para 20 vitesh. Ajo qëndroi në pushtet 51 ditë.

Mocionin e dorëzoi partneri i koalicionit i Kurtit, LDK, dhe shkas nominal për mocionin ishte gjoja menaxhimi i paligjshëm i krizës së koronavirusit nga ana e qeverisë. Por, nënvizon “Der Spiegel”, në prapavijë u zhvillua një intrigë e kurdisur nga kundërshtarët politikë të Kurtit në Kosovë dhe nga diplomacia e SHBA-ve.
Revista gjermane thekson se politikanët vendorë dhe administrata amerikane dëshironin ta hiqnin qafe Kurtin për dy arsye. Partia e Kurtit angazhohet për një politikë strikte kundër korrupsionit, për qeverisje transparente dhe për reforma në sektorin social, të shëndetësisë dhe arsimit. Me sa duket për pjesën më të madhe të LDK-së kjo ishte e tepërt.

Sipas “Der Spiegel” arsyeja e dytë e rrëzimit të Kurtit ishte për shkak se ai kundërshton zgjidhjet diplomatike sekrete të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe shkëmbimin e territoreve që synohet nga SHBA-të. Presidenti Donald Trump synon një zgjidhje të shpejt të konfliktit që këtë ta shfrytëzojë para zgjedhjeve në nëntor si kryevepër diplomatike.

Javëve të kaluara, sipas “Der Spiegel”, puna mberriti deri te një konflikt i hapur mes Kurtit dhe Richard Grenellit, të dërguarit të presidentit amerikan për Kosovën. Grenell kërkoi që Kurti t’i hiqte tarifat ndaj importeve nga Serbia pa asnjë parakusht. Kurti pranoi t’i heq tarifat pjesërisht, por me kusht që Serbia të lëshojë pe në çështje diplomatike.

Rënia e Kurtit nisi kur ai javën që shkoi e shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliu për shkak se ai kokë më vete përkrahu shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kësisoj do të merrte kompetenca shtesë kryetari Hashim Thaçi, një kundërshtar i rreptë i Kurtit dhe njëri nga kokat e establishmentit të korruptuar kosovar. “Der Spiegel” citon eurodeputeten Viola von Cramon-Taubadel, e cila tha se rrëzimi i qeverisë ishte një “manovër krejtësisht e papërgjegjshme”. “BE tani duhet të mbajë qëndrim dhe të marrë punët në dorë në aspektin diplomatik në Kosovë”, tha ajo.

Albin Kurti i tha “Der Spiegel” se qeveria e tij u rrëzua nga një “elitë politike e korruptuar”, e cila prej vitesh sheh së pari interesat e veta. “Pasi gjatë mandatit tim gjërat ndryshuan, ata po e kanë vështirë të pajtohen me këtë”. Kurti u tregua i rezervuar me kritika ndaj diplomacisë amerikane. Ai tha se beson që i ngarkuari i Trumpit, Grenell, “është mashtruar nga disa udhëheqës politikë”. “Der Spiegel” shkruan se si do të ecin gjërat në Kosovë tani është vështirë të parashikohet. Është e mundshme të mbahen zgjedhje të reja apo të krijohet një koalicion i ri.



16 Comments

  1. Arsyeja e vetme krimi ne pushtet ne kosove shqiperi serbi ……..e gjetke bile dhe pertej oqeanit te vazhdoj. nje nga perfitimet ne bejme luftra ju dhe ne nxjerrim € nga te gjitha llojet e trafiqeve dhe ……..pra nje perbindesh kellir i madh dhe perbindsha te kellirta te vogla. Te hapim dhe nje loj te re Korone per te fuqizuar diktatorucet drogmen e pervers kudo neper bot. te perfitojm …… keto jane mostra. njejte si lufta kunder”terrorrizmit islamik” e hartuar vite perpara ne tavolin perpara se te vinin ne zbatim. (3 vjet perpara) po keto dokra 5 budallenj me maska i besojn.

    1. Po nuk u shkaterua nga themelet “rendi i ri boteror”, krijesa diabolike ANTIKRISHT e konsorsiumit, mason-sionist-cifut-evangjelist, me perfaqesues kryesore; Roothchildet, Soros, Bilderberget, Rockfeler, Bushet, Clintonet, Shimonet, Shallonet dhe te gjithe djajte qe perngjasojne nga pamja me homosapienset, ne Bote, nuk ka dhe nuk ka per te patur paqe dhe drejtesi. Keta kriminele si mbrojtes te tyre kane SH.B.A dhe B.E.
      KURTI, nuk eshte vegel e ketyre vampireve antinjerez, prandaj e rrezuan!

  2. keto i dinim edhe pa aedhur albini ne pushet qe do te ndodhnin.po qe do ta benin kaq shpejt nuk e dinim. e rendsishme eshte qe trapi dhe grenell te ndihen krenare ne mender krenarin e tyre. ate grenellin silljani km next time ketu ne vend te kimit se do ta pelqej shum. shqipot kudo ku jane gjume te embel.

  3. E majta e evropiane qe ben viktimen me renien e nje marksist vetem qe te justifikoje ramen dhe bashen kendej, pra uzurpimin dhe zaptimjn e cdo te drejte njerzore me autoritet ekstremist….para se te fillonin te flisni per demokraci. Ramen e ndiqte vet fantazma e komunizmit tani me ane te evropes se maje na ndjek te gjithve po folem.
    Ktu kupton edhe pse merkeli vajti tek basha…per te dhene shprese fallco shqiptareve sikur ka opozite mbasi e di shume mire se cfare humbameno eshte.

    O shqiptar keta vet donin marksizem se i ndiqte komunizmi nga mbrapa…pse nuk coheni tja u jepini njehere marksizmin ashtu sic duhet ? Kaq shume lavazh truri ju bejne me cdo link ne internet ?

  4. E majta e evropiane qe ben viktimen me renien e nje marksist vetem qe te justifikoje ramen dhe bashen kendej, pra uzurpimin dhe zaptimjn e cdo te drejte njerzore me autoritet ekstremist….para se te fillonin te flisni per demokraci. Ramen e ndiqte vet fantazma e komunizmit tani me ane te evropes se maje na ndjek te gjithve po folem.
    Ktu kupton edhe pse merkeli vajti tek basha…per te dhene shprese fallco shqiptareve sikur ka opozite mbasi e di shume mire se cfare humbameno eshte.

    O shqiptar keta vet donin marksizem se i ndiqte komunizmi nga mbrapa…pse nuk coheni tja u jepini njehere marksizmin ashtu sic duhet ? Kaq shume lavazh truri ju bejne me cdo link ne internet ?

    Shpejt koha po kalonnnnnnnmmmmm

  5. Po nuk u shkaterua nga themelet, “rendi i ri boteror”, krijesa diabolike ANTIKRISHT e konsorsiumit, mason-sionist-cifut-evangjelist, me perfaqesues kryesore; Roothchildet, Soros, Bilderberget, Rockfeler, Bushet, Clintonet, Shimonet, Shallonet dhe te gjithe djajte qe perngjasojne nga pamja me homosapienset, ne Bote, nuk ka dhe nuk ka per te patur paqe dhe drejtesi. Keta kriminele si mbrojtes te tyre kane SH.B.A dhe B.E.
    KURTI, nuk eshte vegel e ketyre vampireve antinjerez, prandaj e rrezuan!

  6. Pirth pirth i thone kesaj pune. E rrezoi elita e korruptuar, thone. Jo.mi jo, iu moren kembet vete. Skishte numrat lale. Te bente numrat dhe mos bente pordhe me shkarkime. Idioti. Sigurisht qe gjermoni eshte merzitur, se kukullat e tyre Kurti dhe Asmoni nuk e paten te gjate. Hajt tani nxirrni ndonje skandal a pergjime qe te ndihmoni Kurtin.

  7. A e kuptoni qe te huajve u duket normalitet kjo qe bejme ne qe qajne hallet ketu ? Perfshire dhe bashen e opozites.

    Nuk u duket sikur kabe gisht. Kuntojne se edhte normale edhe politika rames.

    Sorosi thote nuk mbaj pergjegjesi. Duket shume mire si reflektohet tek politikat e BE

  8. A e kuptoni qe te huajve u duket normalitet kjo qe bejme ne qe qajne hallet ketu ? Perfshire dhe bashen e opozites.

    Nuk u duket sikur kabe gisht. Kuntojne se edhte normale edhe politika rames.

    Sorosi thote nuk mbaj pergjegjesi. Duket shume mire si reflektohet tek politikat e BE…ama leket dhe inetersat e sorosit BE i ndjek pa problem, dhe prandaje ba kane limituar te jemi aktiv vetem ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *