• |
ide | kryesore

Dramë për Atletico Madrid: vdes 14 vjecari Minchola, shkaku mbetet i panjohur

Sport



Atletico Madrid qan një yll të ri që po lindte. Christian Minchola, sulmues i moshave të Colchoneros, është ndarë nga jeta në moshën 14 vjecare. Të shumtë ngushëllimet online të yjeve të skuadrës spanjolle, duke nisur nga Koke. Nuk janë bërë ende të ditur shkaqet që shkaktuar vdekjen e 14 vjecarit, në komunikatën e shoqërisë spanjolle, që lajmëron flamurin në gjysëmshtizë në Wanda Metropolitano në kujtim të Mincholas.

KOMUNIKATA E ATLETICO MADRID

“Christian Minchola (19/02/2006) është ndarë nga jeta në moshën 14 vjecare. Chistian, sulmuesi i Infantil C, është bashkuar me akademinë tonë në sezonin 2013/14 në fazën pre-Benjamin e po kalonte sezonin e tij të gjashtë në rojiblanco. Në fushatën 2014/15, bënte pjesë në Atlético Madrileño Benjamín B; në 2015/16, Atlético de Madrid Benjamín C; në 2016/17, Atlético Madrid Alevín G; në 2017/18, Atlético de Madrid Alevín D; në 2018/19, Atlético de Madrid Infantil I e në 2019/20, Atlético de Madrid Infantil C. Ashtu si ka bërë të ditur CEO, Miguel Ángel Gil, flamuri në Wanda Metropolitano do të valëvitet në gjysëmshtizë në nder të Christian Minchola e të gjithë atletëve që kanë humbur jetën në javët e fundit. Klubi Atlético de Madrid, në emër të presidentit, Enrique Cerezo, CEO-s, Miguel Ángel Gil, të Këshillit të administrimit e të gjithë punonjësve, dëshiron të shprehë ngushëllimet e sinqerta për familjen, miqtë e kolegët e Christian Minchola për një humbje të pazëvendësueshme. Prehu në paqe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *