• |
ide | kryesore

F1/ Kampioni që dëshiron të bëhet inxhinjer: “Me fat për karrierën time”

Sport



“Kam qenë me shumë fat që kam patur këtë karrierë e nuk mendoj absolutisht se do të doja të kaloja nga rrugët shkurt. Besoj se të kalosh momentet e vështira është një mundësi që të bën edhe më të fortë”. Sebastian Vettel i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të tifozëve në faqen zyrtare të Ferrari, duke përballur aktualitetin dhe emergjencën e pandemisë. “Nuk besoj se mund të jap ndonjë këshillë për atë që po jetojmë. Mendoj vetëm të them se duhet marrë seriozisht kujdesi për veten dhe personat e tjerë. Mbi të gjitha të mbajmë distancat e të lajmë duart… Gjëja më e rëndësishme është të respektojmë njerëzit e tjerë. Nuk duhet të nënvleftësojmë këtë situatë, por të jemi të përgjegjshëm”.

Një tifoz e ka pyetur nëse e sheh veten si inxhinjer, kur të largohet nga pista. “Para se të bëhesha pilot profesionist, kur mbarova liceun, plani im ishte të shkoja në kolegj e të studioja inxhinjeri mekanike. Kështu që është dicka që më pëlqen”.

Bestytnia nuk është nga ato që shqetëson pilotin gjerman të Ferrari, që është ndalur edhe tek modeli i kaskës së preferuar: “Nuk di ta them, kam patur kaskën në versione të ndryshme gjatë karrierës sime. Duhet të them se më pëlqen shumë ajo aktuale, me bazën e bardhë e flamurin gjerman. Po, më pëlqen shumë e zbavitem shumë duke i modifikuar dizajnin në detaje, si për shembull duke i shtuar logon e Ferrarit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *