• |
ide | kryesore

Foto/ Koleksionist në karantinë: Cristiano Ronaldo prenoton makinën që ka vetëm 10 ekzemplarë

F1, Sport



Pasioni i madh i Cristiano Ronaldo për super makinat më të fuqishme në botë është e ditur: në vite pesë herë fituesi i Topit të Artë ka koleksionuar disa Ferrari (një është ‘Tour de France’), Rolls Royce, McLaren e edhe Bugatti. Deri pak kohë më parë Chiron e argjendtë prej 2, 8 milionë euro ishte pjesa më e cmuar e koleksionit të tij të jashtëzakonshëm, por tani kampioni portugez i Juventus ka bërë goditjen nga karantina, duke prentuar modelin Centodieci, i prodhuar në mënyrë të limituar e të rezervuar për vetëm 10 klientë ultra-të seleksionuar nga marka themeluar nga Ettore Bugatti.

Një xhevahir i vërtetë prej 9 milionë euro, i prezantuar vitin e kaluar si homazh për Bugatti EB110 e i pajisur me një motor W16 prej 8 litrash me 1.500 kuaj/fuqi (shkon nga 0 në 100 në vetëm 2,4 sekonda e arrin shpejtësinë maksimale 380 km/orë). Për ta patur CR7 duhet të presë vitin e ardhshëm, sepse dorëzimi është parashikuar për në 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *