• |
ide | kryesore

Giroud flet si zikaltër: “Më kërkuan edhe Lazio e Tottenham, por prioriteti im ishte Inter”

Sport



Inter mendoi për Olivier Giroud në janar, si zëvendës për Lukaku, por tratativa pastaj nuk u konkretizua, për shkaqe që francezi i tregon vetë për Télé Foot: “E shihja veten larg nga Chelsea, shihja përpara meje gjashtë muaj të komplikuar (kontrata i skadon në qershor) e kisha shprehur dëshirën për të ndryshuar ambjent. Por do të më linin të ikja vetëm nëse do të gjenin një zëvendësues, gjë që nuk ndodhi”.

Sulmuesi kampion bote, 34 vjec në shtator, tregon për ofertën zikaltër: “Projekti i tyre ishte më interesant për mua. Fola me Conte në telefon, njiheshim që më parë e ky ishte avantazh i madh”. Por edhe Lazio, Lyon e Tottenham e provuan, në vecanti bardhekaltrit: “Bënë gjithcka, duke ardhur edhe këtu në Londër, por tratativa ishte bllokuar “. E tani për Giroud mbetet vetëm e ardhmja, që mund të ketë rezervuar vetëm një vonesë për ta veshur atë zikaltër, si kuptohet edhe nga fjalët e tij: “Kushedi…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *