• |
ide | kryesore

Juventus kursen 90 milionë euro nga shkurtimet e pagave: arrihet zyrtarisht akordi me lojtarët

F1, Sport



Juventus është skuadra e parë italiane që komunikon akordin me të teseruarit e saj për shkurtimin e pagave. Shoqëria bardhezi ka bërë të ditur përmes një komunikate, se ka arritur një mirëkuptim me lojtarët e trajnerin e skuadrës së parë, në varësi të pagave të tyre për pjesën e mbetur të sezonit sportiv. Akordi parashikon reduktimin e kompensimit për një shumë të barabartë me pagesat mujore të muajit Mars, Prill, maj dhe Qershor 2020, duke i kursyer kompanisë rreth 90 milion euro.

KOMUNIKATA E SHTYPIT E JUVENTUS

Klubi i Futbollit Juventus S.p.A. komunikon, për shkak të urgjencës globale shëndetësore që po zhvillohet aktualisht, e cila po ndalon kryerjen e aktivitetit sportiv, se ka arritur një marrëveshje me lojtarët dhe trajnerin e Ekipit të Parë në lidhje me kompensimin e tyre për pjesën e mbetur të sezonit aktual sportiv. Marrëveshja parashikon uljen e tarifave për një shumë të barabartë me pagesat mujore të Marsit, Prillit, Majit dhe Qershorit 2020. Në javët e ardhshme, do të perfeksionohen marrëveshjet individuale me të teseruarit e klubit, siç kërkohet nga rregulloret aktuale. Efektet ekonomike dhe financiare që rrjedhin nga marrëveshja e arritur janë pozitive për afro 90 milion euro për vitin financiar 2019/2020. Nëse rifillojnë garat sportive të sezonit aktual, Shoqëria dhe anëtarët do të negociojnë me mirëbesim çdo shtesë të tarifave bazuar në rifillimin dhe përfundimin aktual të kampionatit. Juventus dëshiron të falënderojë lojtarët dhe trajnerin për ndjenjën e përgjegjësisë të treguar në një situatë të vështirë për të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *