• |
ide | kryesore

Katastrofa Covid 19 e Valencias: përfundon karantina me 25 të infektuar

Sport



Në fundjavë mbaron karantina e Valencia, një nga skuadrat më të goditura nga koronavirus, me shumë mundësi hynë në kontakt me virusin Covid-19 në ndeshjen e San Siro kundër Atalanta në 19 shkurt. Sipas Radio Marca, edhe pse vetëm tre lojtarë (Garay, Mangala e Gayà) e kanë pranuar publikisht pozitivitetin, në total janë 25 të infektuarit: 10 futbollistë e 15 punonjës të klubit.

Është e mundur që të ketë ndodhur e njëjta gjë që e bëri Lombardinë e provincën e Bergamos të jetë një nga zonat më të goditura nga epidemi e Covid-19, kështu që Mbrojtja Civile ka nisur të hetojë mbi ndeshjen e Champions Atalanta-Valencia, për të ndërtuar mënyrën e infektimeve të para. Tani, pas 15 ditësh, në shtëpinë e Valencias mund të kthehet një lloj normaliteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *