• |
ide | kryesore

Koronavirus i kushton gjysmën e rrogave lojtarëve të Ligue 1: PSG dhe klubet e elitës dakord

Sport



Për të përballuar krizën ekonomike për shkak të koronavirus, në Ligue 1 mund të shkurtojnë 50% pagat e futbollistëve. Një zgjedhje drastike, por që ka gjetur edhe mbështetjen e Ligës franceze të futbollit, sipas asaj që bën të ditur l’Equipe, edhe pse duhet ende të kuptohet pozicionimi i sindikatës së lojtarëve. Në 6 prill (kështu që nuk bëhet fjalë për pagat e marsit, që do të jenë të plota) është parashikuar një takim vendimtar për këtë cështje.

Sipas të përditshmes franceze, pagesat mund të reduktohen përkohësisht në rreth gjysmën e atyre aktuale. Skuadrat janë dakord, Psg, Marseille e Lyon (që i kishte vënë lojtarët në statusin e papunësisë së pjesshme) mbi të gjitha. Një reduktim që do të kompensohet më vonë, në momentin e rikthimit në fushë, përvec rritjes së të ardhurave të të drejtave tv të parashikuar për katër vjecarin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *