• |
ide | kryesore

Rikthimi në atdhe, numrat dhe oraret kur mund të telefononi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Përfaqësitë Shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin e qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, si pasojë e mbylljes së kufijve nga COVID-19.

Teksa ka publikuar numrat e kontaktit, MEPJ thekson se ka disa orare kur mund të telefonohet.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë, dhe që kanë nevojë për ndihmë apo informacion, të telefonojnë ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, edhe në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00.

Vetëm SMS ose “WhatsApp” – nga ora 20:00-08:00

00355694045493
00355694045487
00355694045492
00355694045494
00355694045489
00355694045486
00355694045490
00355694045491
00355694045485
00355694045488

***

Ata që do u mundësohet rikthimi janë sipas ministrisë personat në kategoritë më poshtë:

– Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;
– Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe
– Rastet humanitare.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë apo informacion, telefononi në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat.



3 Comments

  1. Shume mire qe do i rikthejne por a kane marre masa per karantinimin e tyre? Perndryshe do mbjellin vdekje ne nje vend me sistem mjekesor te shkaterruar.

  2. Pershendetje.
    Une kam djalin ne Londer Student. Ka marre kete numer tere diten sot ne telefon, dhe nuk pergjigjet askush. Ka derguar imeil, dhe asnje pergjigje. Ndoshta eshte e shtune dhe jane pushim zoterinjte e ambasades, ne kete urgjenc. E mora dhe une, dhe del sekretarija. Provojeni dhe ju, dhe do ta shihni se kush do te ju pergjigjet.

  3. Arben mos u lodh kot se keto jane thjesht per propagande per te treguar qe ne kujdesemi per shtetasit tane. Akoma nuk u mesove me keta mashtrues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *