• |
ide | kryesore

Shqipëria në karantinë, sot në 13:00 nis shtetrrethimi

Lajme, Të fundit



Edhe kjo fundjavë ashtu si e kaluara do të kalojë në izolim total.  Nga ora 13:00 e ditës së sotme (e shtunë 28 mars), dhe deri të hënën  në orën  05.00 të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë qepenat  do të jenë mbyllur.

Ndërkohë kryeministri Rama njoftoi dje se nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të  familjes

Rama: Gati aplikacioni online ose me  sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.   Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i  thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja  rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.

Një model të ngjashëm ndoqi edhe Kina përgjatë epidemisë, ku vetëm  një anëtar i familjes lejohej për të bërë pazar një herë në tre ditë.

Aktualisht në Shqipëri janë 186 persona të infektuar, prej tyre 8 kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.

77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.



5 Comments

  1. Une them ta racionojme dhe ajrin, me propozim nga baza dhe me miratim nga Partija!
    Te marrim frimë vetem dimbëdhjetë here ne dite, çdo di orê!
    Ta lajme fitirën vetem di herë ne jave!
    Per te kaperxier keto veshtiresi duhet te bejem si ne Dizetepesën, me shokun Enver ne krie!
    Edhe Shoku Tarras sot, djale Biroje, po ben te njejtat gjera dhe ne nuk ia bejme dish fjalen Partise….

  2. Degjo ketu o surrat p.le
    nuk kane te gjithe -emaile-
    a degjon o -Gramafon-
    s’kane celulare dhe telefon

    mos ec me vrap si ndonje -pele-
    o njeriu me kartele
    se po vjen dita te pengohesh
    nga ky vend ti do qerohesh

    vargjet e Driteroit me vine ne mend
    qe nje i cmendur ,te gjthe icmend
    prandaj rri o drogaxhi
    mos i ngujo njerzit ne shtepi.

  3. Mua ne fakt mua me behet qefi e meriton populli kete, vete votuan nje diktator psikopat.
    Ketit polulli meriton ti qish nen e bab.
    Ishalla vdesin te gjith urie (ato qe e kane pru ne pushtet).

  4. Vetëm këta që punojnë në ndërtim hanë e pinë, nuk ka virus këtu në një zonë pranë surrelit.po për ne të tjerët që kompanija jonë e famshme nuk ka nxjerrë akoma rrogë e muajit shkurt……,nuk u deshka as me hagër as me dal ,sepse kemi votuar vetë me optimizëm(unë jo).ju lu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *