• |
ide | kryesore

Top Talent/ Jonida Vokshi zbulon gjininë e fëmijës që pret

Paparazzi, Slider



Jonida Vokshi konfirmoi atë që e prisnin prej kohësh. Moderatorja shqiptare është në pritje të një vajze, dhe lajmin e dha mbrëmë në punatën finale të “Top Talent” që ishte regjistruar më herët.
Ori Nebiaj u shfaq në skenë me dy tullumbace, një rozë dhe një bojëqielli, që i përdori për të pyetur jurinë nëse kishte dashur më shumë vajzat apo djemtë në këtë garë.

Më pas, kur iu drejtua Jonida Vokshit ajo pranoi se është në pritje të një vajze.

Ajo madje ka gjetur dhe emrin e vogëlushes, i cili është shqiptar.
Jonida tregoi në studion e “Soiree” se ideja për emrin shqiptar ju erdhi duke parë një film. Ajo u shpreh se ishin në kërkim të një emri të shkurtër dhe të shqiptueshëm në të gjitha gjuhët.
“Emrin mendoj se e kemi gjetur. Është shqiptar, por edhe universal. Na ka lindur (ideja e emrit) të dyve në të njëjtën kohë. Ishim duke parë një film dhe kur u tha ai emër, vetëm u pamë. Po kërkonim një emër i cili të ishte i shkurtër, i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët dhe që t’i rrijë cfarëdolloj profesioni, sepse ti kurrë nuk e di nëse fëmija nesër, pasnesër, do të bëhet artist, do bëhet doktor do jetojë në Shqipëri apo do jetojë jashtë”, ka treguar Jonida Vokshi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *