• |
ide | kryesore

“Trajner, fute në fushë djaloshin”: 27 vjet më parë, kur Totti debutoi në Serie A

Sport



Kanë kaluar ekzaktësisht 27 vjet nga 28 marsi 1993, ditën kur Vujadin Boskov bëri të dilte në fushë me fanellën verdhekuqe 17 vjecarin Francesco Totti, që debutoi në Serie A në minutat e fundit të Brescia-Roma. Një histori dashurie e ndërtuar me trofe e arritje (786 prezenca e 307 gola) që vazhdoi deri një vit më parë, kur si drejtues ish-kapiteni legjendar i tha lamtumirë klubit të cilit i dedikoi gjithë karrierën e tij.

Një rrugëtim i rëndësishëm, që ish-kapiteni ka dashur ta festojë me një mesazh në Instagram: “Kanë kaluar 27 vjet dashuri, pasioni, e besnikërie. Kam patur fatin të mbaj veshur të vetmen fanellën që kam dashur vërtetë… Një dashuri që nuk do të ketë kurrë fund”.

Disa tifozë verdhekuq kanë shpejtuar të interpretojnë frazën e fundit si një rihapje ndaj shoqërisë, sidomos nëse do të konkretizohet kalimi i pronësisë tek Friedkin pas emergjencës koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *