• |
ide | kryesore

Aktori shqiptar vetëofrohet si vullnetar për periudhën e karantinës

Paparazzi, Slider



Në këto ditë, ku e gjitha bota është duke u përballur me pandeimë e Covid-19, të gjithëve ne na është kërkuar një gjë shumë e thjeshtë, të qëndrojmë në shtëpi me familjen tonë dhe të lemë profesionistët dhe specialistët e shëndetit dhe sigurisë të “luftojnë”. Megjithatë nuk janë të pakët ata që në këtë kohë të vështirë, mendojnë si mund të ndihmojnë ata që kanë më shumë nevojë.

Njëri prej tyre është aktori Gent Hazizi, i cili me anë të një postimi në Instagram, është treguar i gatshëm që ndihmojë me aq sa mundet në këtë betejë. Komediani thotë se edhe pse nuk i ka aftësitë e një mjeku apo infermieri, sërish mund të shërbejë si shofer, për të shpërndarë ushqime për njerëzit në nevojë apo për t´i bërë pazaret të moshuarve në njësinë ku banon në kryeqytet, sigurisht në mënyrë krejt vullnetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *