• |
ide | kryesore

Albin Kurti sfidon presidentin: “Jo qeveri e re, por zgjedhje të reja” (Argumentimi i plotë)

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Vetëvendosje.

Sipas tij neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ecjen përpara është ai 82.2: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.


Kurti ka thënë gjithashtu se kjo do të jetë hera e tretë e situatës së njëjtë në Kosovën e pavarur: kishim mocione të suksesshme të mosbesimit edhe në vitet 2010 e 2017, pas të cilave presidenti shpërndante Kuvendin dhe shpalleshin zgjedhjet e parakohshme.

Postimin i plotë:

Konstitucionalizëm integral, jo voluntarizëm presidencial

Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ecjen përpara është ai 82.2: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”. Këtu, folja jokalimtare ‘mund’ nuk është ajo e një mundësie subjektive të zgjedhjes, por e lejes për të proceduar nga një autoritet. Nuk është e rastësishme që në verzionin në anglisht të Kushtetutës sonë, fjala ‘mund’ nuk është ‘can’ por ‘may’. Së këndejmi, neni 82.2 është dispozitë e lejimit dhe jo e përzgjedhjes.

Presidenti i Republikës së Kosovës, në vend se të hutohet me nenin 95 te Kapitulli VI i Kushtetutës (Qeveria e Republikës së Kosovës), duhet të fokusohet në nenin 82 te Kapitulli IV (Kuvendi i Republikës së Kosovës). Njëherazi, togfjalëshat e tij kundërkushtetues të deklaruar publikisht si “qeveri e re” apo “kritere mbizotëruese” nuk ndriçojnë rrugën përpara. Përkundrazi.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, nuk kemi garuar se kush do të bëhet kryetar komisioni parlamentar, shef grupi apo kryetar Kuvendi. Partitë kanë garuar me programe qeverisëse dhe me kandidatë për kryeministra. Kontrata legjitimuese me popullin është ndërprerë dhe duhet të rikthehemi tek ai. Porsa të mbarojë pandemia Covid-19 – të cilën duhet ta luftojmë të gjithë bashkë duke mbështetur dhe ndihmuar e jo duke penguar a sabotuar qeverinë në detyrë – ne duhet të zbresim te populli si burim sovraniteti, për zgjedhje të reja, të lira e demokratike.

Ka dallim thelbësor ndërmjet situatës kur kryeministri dorëhiqet nga posti i tij dhe asaj kur Kuvendi voton mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Në rastin e parë kemi mungesë vullneti ose aftësie të vetëdeklaruar nga kryeministri i cili largohet. Në rastin e dytë qeveria dhe kryeministri janë në detyrë, nuk ka vakuum deri në zgjedhjet e reja, andaj edhe stabiliteti e funksionimi shtetëror nuk cënohen. Pra, në rastin e dytë e që është ky yni tani, nevojitet Kuvend i ri për qeveri të re.

Kjo do të jetë hera e tretë e situatës së njëjtë në Kosovën e pavarur: kishim mocione të suksesshme të mosbesimit edhe në vitet 2010 e 2017, pas të cilave Presidenti shpërndante Kuvendin dhe shpalleshin zgjedhjet e parakohshme. Për më tepër, në vitin 2017 ishte po ky President që është tani, dhe, në atë kohë, ai nuk kishte dilemë se cila ishte rruga e duhur pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.

Kushtetutëdhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që Presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues.

Mocioni i mosbesimit i 25 marsit 2020 ishte i llojit destruktiv: synonte rrëzimin e qeverisë. Kaq. Nuk ishte mosbesim konstruktiv me ç’rast Kuvendit do t’i paraqitej njëkohësisht edhe një ofertë e re për qeveri të ardhshme. Vota PËR me 25 mars 2020 ishte asgjë më shumë sesa votë KUNDËR. Si e tillë ajo shkëputi lidhjen pushtet-popull. E vuri qeverinë në pyetje në mënyrën ku populli (dhe jo Kuvendi) jep përgjigje. Kuvendi e rrëzoi qeverinë në Kuvend. Qeveria në detyrë qeveris.

Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë.

16 Comments

    1. Po o bole jo, nuk jemi ne Itali ktu secili vend ka Kushtetuten dhe Ligjet e veta te mira apo te keqia qofshin kto.
      Po ne Shqiptaret keshtu jemi, ca eshte e jona nuk ka vlere, ca eshte e huaj e ngrem ne qell.

      1. Edhe partia e Salvinit ne Itali(qe kishte fituar me shume vende) formoi qeveri me nje parti tjeter, por u zune edhe Salvini kerkonte zgjedhje te reja, por partneri ne qeverisje beri aleance me opoziten (is poziten) edhe tani vazhdojne qeverisjen e italise me Conten.
        Tani nese Albinin e ka rrezuar USA, dhe me shume mundesi nuk i rrezoj per zgjedhje te reja, do ti detyroje te bejne koalicion.

  1. Me qe Isa Mustafa ia la popullit,atehere kjo asht zgjidhja perfekte.
    ZGJEDHJE TE REJA pas pandemise.

  2. Pertej kushtetutes kjo eshte gjeja me e drejte dhe e arsyeshme. Le ta gjykoje populli nese Albini genjen per marreveshjen e ndarjes (do t’i duhet te jape prova). Le ta gjykoje populli nese vlen me shume taksa apo partneriteti me Amerikanet. Keto jane ceshtje qe kerkojne konsultim me popullin. Nese vendosin zgjedhjet cdo debat dhe diskutim i kote merr fund dhe Kosova qarteson rrugen e saj. E njejta gje ndodhi ne Angli. Zgjedhet i dhane fund dhe zgjidhje tirades se BREXIT dhe te gjithe u lehtesuan. Kush ka frike ka faj.
    Albini me shume mundesi do t’i humbe ato zgjedhje sepse ne 50 dite beri gafa dhe gabime te kushtuesheme. Nje menaxhim skandaloz i situates krahasuar me Haradinajn.

  3. TE GJITHE KOSOVARET DUHET TE ZGJOHEN TE SHKARKOJN HASHIM THAQIN DHE ISA MUSTAFEN SE KETA TE 2 E KAN BERE KETE MASKARSLLEK NDAJ ALBIN KURTIT,HASHIM THAQIN FUTENI NE NJE DHOME ME MERO GELBAZEN ,EDI RAMEN,DHE ALEXANDER VUCIC SE PASTAJ MERO GELBAZA E DI QKA DO BEJ ME TA

  4. Grennell thote Kosova e para,populli i Kosoves….
    Edhe Trapi tho(sh)te AMERIKA E PARA!Popupplli Amerikan….
    Ashtu u ba, Amerika e para ne CORONVIRUS!!!
    “BRAVO TRAP”!

  5. Albini nga populli erdhi dhe ai i dha 25% sipas kushtetutes duhet ti afrohet posti kryem nga vv,po nuk beri dot qeveri vv,atehere nje shumice tjeter ne kuvend propozon kandidatin dhe votohet,por albini i vogel thote o une kryeminister o ne zgjedhje,po krijohet dhe nje salih tjeter ne kosove

  6. Ashtu do behet. meqe thacin e dun shum shqiptaret e shqipris mund ta sillni ketej dhe keshtu behet nje dyshe speciale rmthc. me nje telev te perbashket erthcmtv. po na i sollen dhe grenell ne vend te kim behet edhe me bukur. dhe keshtu shqipot do jen edhe me te lumtur se sot.

  7. kryekorupteret e shiptarizmit por as te kosoves nuk mund te vendosin kunder ligjit sepse e para jan kryetrathtar hajna vrases kryeshpiuna qe mbi 20 vite e kann vjedhur popullin e vet shiptar me treperqindsha isa Mustafa me banden e ti vendlindja thret hashim thaqi me banden etikta debilla shpirt lig e meritojn burgun edhe ato ma te vshtirin dhe besoj qeky vit do te Jet i gezueshem sidomos per popullaten skamnore jo koruptive perndryshe ne do te jem ne diaspor ne vebdlindje ne kosove dhe ne qoft se deshirojn Konflikte ndarje hesapesh gjithmon do te jemi ne disponim te faqezive kryekorupterave dhe kryeshpiunave dhe kryetrathtarve se qesi nderime i meritojn kesi borllog e kesi shpirt lig .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu