• |
ide | kryesore

Letër miqve të mij të Vetëvendosjes: Revoltohuni!

-Instant, 1, 2, Ide



Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë përmes një mocioni absurd, qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të gjithë ju që nuk u pajtuat më këtë akt të neveritshëm, jeni vënë në bankën e të akuzuarit, nga një luzmë intelektualësh kafenesh.

Ata po ju kritikojnë për gjithçka.

Disa ju krahasojnë me besimtarë të verbër të një profeti të rremë, disa me militantët bolivarianë të Hugo Chavezit, disa me falangat fashiste që mbjellin terror.

Lexo më tej:

Lubonja: Pyetjet që Grrenelli la pa përgjigje për shkëmbimin e territoreve

Dhe cili është faji që ju vënë mbi shpinë?

Ai se nuk qëndroni dot të heshtur para një padrejtësie ulëritëse.

Ai se nuk përkulni shtyllën kurrizore ndaj një kaste, që ose i ka duart me gjak, ose xhepat me euro, ose të dyja këto së bashku.

Ai se shprehni hidhërimin dhe dufin tuaj, se si kjo pakicë, me një grusht të ndyrë shteti parlamentar, përmbysi vullnetin për ndryshim të votuesve të 6 tetorit.

Ai se nuk pranoni dot, që kjo bandë të uzurpatorësh, të dojë sërish të shmangë zgjedhjet, duke e lënë Kosovën peng të një qeverie të pavotuar dhe duke rifutur në institucione të njëjtat fosile që zvarriten aty prej dy dekadash.

Natyrisht edhe unë, ashtu si kushdo, e kam parë lumin e zhgënjimit tuaj në rrjetet sociale. I kam lexuar etetiketimet e forta që i keni vënë gjithësejcilit, i kam ndjekur denoncimet për ata që i ndryshojnë qëndrimet sipas flladit të parë që fryn në horizont.

Pikërisht për këto po ju akuzojnë, duke u shqetësuar se, në origjinë të dhunës është fjala, se në gjenezë të fashizmit është gjuha e urrejtjes, se në fund të fundit, diktaturat kanë në bazë atmosferën e një linçimi publik.

Por, ata harrojnë se, në këtë rast, gjuha e ashpër është vetëm kundërreagim ndaj dhunës së një kaste, se revolta është kundërshtim ndaj instalimit të regjimit të një pakice, se po, historia njeh vërtet edhe raste kur diktatura mund të vijë nga fjala, por se rëndom ajo buron nga vullneti i një grushti maskarenjsh, për të mos lëshuar me asnjë mjet privilegjet e tyre.

Pra, gjithëkush që është përfshirë në këtë ballo me maska, ju përshkruan ju si rrezikun më të madh, pasi do të fshehi krimin e vërtetë, ju etiketon si fajtorët kryesorë, pasi s’ka forcë morale, pavarësi intelektuale dhe ndershmëri financiare, për të vënë gishtin mbi djajtë realë.

Po për çfarë ju kërkojnë të heshni, të mos buçisni, të mos revoltoheni?

Duan që të rrini squk, kur vota popullore hidhet në koshin e plehrave.

Kur, e vetmja qeveri e porsa zgjedhur në glob, rrëzohet në kohë pandemie.

Kur, një parti, nxjer tjetër figurë për të mashtruar ekektoratin dhe pastaj rikthen të njëjtit pleq të pavotuar për të marrë vendimet.

Kur, që prej gushtit 2008 është gati plani për të coptuar Kosovën.

Kur, SHBA nuk e ka përgënjeshtruar kurrë doktrinën e saj për të përkrahur çdo marëveshje për të cilën dakordësohen palët.

Kur, Gjermania dhe shumë shtete të rajonit, kanë vënë alarmin për hapjen e kutisë së Pandorës.

Kur dëgjoni ambasadorin Grenell, që ka harruar të gjitha kushtet ndaj Vuçiçit, të mbysë me ultimatume Prishtinën.

Kur shikoni se si shndërrohet në gogol edhe pinjolli më i parëndësishëm i dinastisë Trump, për të ngjallur frikë dhe terror.

Po, për këto ju kërkojnë të mbyllni gojën dhe nëse nuk e bëni, jeni ose komunistë, ose fashistë, ose islamistë.

Nëse nuk duroni me nofullat shtrënguar, i kanë gati etiketimet për ti’u akuzuar qoftë si amerikanofobë, qoftë si homofobë.

Natyrisht, unë e di se kjo fortunë në gotë, e stisur në sallonet meskine të Prishtinës, nuk ju bën aspak përshtypje.

Ju që keni parë shokët të bien në tokë nga plumbat, ju qe ende s’keni mbyllur plagën e gjetjes së vrasësve të tyre, ju që jeni mbytur nëpër burgje dhe që keni parë njerëzit tuaj më të dashur të prangosen duke protestuar kundër krimeve të pushtetit, as që doni ti’a dini për këto masturbime pseudo -intelektuale.

Ato as ju ndalin, as ju frikësojnë.

Prandaj, kjo letër për ju, nuk është një mbështetje, në kohë të vështrirë, sepse për të nuk keni nevojë.

Ajo është më tepër një thirrje për të hapur sytë ndaj atyre që nuk kuptojnë. Për të shkundur nga përgjumja idiotët e dobishëm, që e shohin të keqen tek gjuha dhe zemërimi juaj. Për të ndërgjegjësuar ata që nuk e dallojnë dot kontradiktën e vërtetë, atë të rikapjes së shtetit prej një grushti uzurpatorësh dhe rezistencës suaj të çfarëdollojshme për të ngritur barikada ndaj kësaj.

Në këtë kuptim, revolta juaj, me çdo kosto dhe me çdo çmim, është një nga vlerat e rralla të asaj shoqërie të re që po tentoni të ndërtoni.

Në çdo formë të saj, ajo është një aspiratë dhe një shpresë.

Ajo përbën një rast unik, jo vetëm për Kosovën, por pothuajse për të gjithë këtë rajon, që po tregon se e ka më të lehtë të nënshtrohet, sesa të mendojë.

Ajo është një rreze drite edhe për shqiptarët e pjesës tjetër të kombit, të dorëzuar ndaj rotacioneve që s’prodhojnë transformin edhe për serbët që përshtaten me lehtësi nga diktatura e Millosheviçit tek regjimi i Vuçiçit edhe për malazezët që durojnë prej tre dekadash sundimin e një familjeje të vetme.

Ndryshe nga ç’ndodh përreth, ju keni shancin real dhe privilegjin historik për të qenë faktor i ndryshimit.

Prandaj, revoltë dhe rebelim të mbarë, sepse dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla, se sa e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.     

©Lapsi.al



28 Comments

  1. Shpresoj qe te kete zgjedhje te reja, qe llumi Mustafiçian dhe Thaçiçian te theksohet më tej.

  2. DUKET SE FARA E MOSNENSHTRIMIT NE KOSOVE TE CILEN NUK ARRITEN TA ZHDUKNIN

    AS SUNDIMI I GJATE OTOMAN, AS REGJIMET GJAKATARE SERBE PO MBIN PERSERI , NE

    NDRYSHIM NGA VELLEZRIT E TYRE NE SHQIPERINE MEME QE POTHUAJSE JANE NENSHTRUAR

    E DUKEN TE DOREZUAR SI NDAJ NJE FATALITETI DHE KURKUND NE HORIZONT NUK CFAQET

    NJE ZGALEM .

  3. Kush eshte autori i ketyre rreshtave,qe kur te tjeret perdhunoheshin vriteshin digjeshin njelloj si salihu ne shqiperi,ky autor kushedi ku kulloste

  4. Or i paemer i ores 19:54
    Kosova do t’ishte nen Serbi,…..ne se nuk do te kishte ” 1 9 9 7 “n ‘Shqipni.

  5. Bravo ANDI . Turp per Buzhalen qe me sa duket I Kane hedhur ndonje kocke per ta lepire ose amerikanet i Kane gjetur ndonje klecke qe ka kthyer pllake 180 grade.

    1. Ky andi ka ber nje hartim patetik. Sic benin dikur ne socializem hartime plot patos kunder egersise, sundimit dhe shfrytezimit grabitqar te kapitalizmit te ashper ndaj punetoreve. I njejti stil te njejtat thirrje i njejti patetizem i njejti vend qe sndryshon kurre ne njerez e mendime.

  6. Persa kohe Kurti nuk eshte Krishti dhe Mustafa nuk eshte Rama nuk ka vend per dialektiken engjej-djaj. Sikur te pakten njera te ishte e vertete po . Kurti pefaqeson vetem 25% te elektoratit dhe jam shume dakord te shkohet ne zgjedhje, ku ne fakt eshte krejt e mundshme te marre edhe me pak. Por kishte nje gje tjeter interesante shkrimi. Idene qe njerezit me radikale te Kurtit jane identikiti i opozitarit model ne rajon. Dakord qe permbysja e kastave te vjetra eshte nevoje gjithe-rajonale, por a duhet te shoqerohet kjo me nacionalizem primitiv, socializem te dale boje dhe islamizem radikal (sesi ia ka dale me i miksu te treja vetem Kurti e di)? Nuk paska menyre tjeter per te qene kunder sistemit pervecse te frymezohesh nga keto tre pasione ideologjike? Apo njeri mjafton te jete kunder sistemit dhe eshte i justifikuar ne cdo gje? Ndoshta, por mos harrojme qe kjo eshte menyra sesi vellazeria myslimane merr Egjiptin, mullahet Iranin, diktatoret marksiste Ameriken e Jugut etj. Nese keto jane te pelqyeshme,apo me keq kushte te domosdoshme per te qene kundershtar i vertete i sistemit, atehere per mua rrofte sistemi.

  7. HASHIM THAQI&ISA MUSTAFA DHE BATON HAXHIU -TRADHTAR TE KOMBIT DHR DASHNOR TE ALEXANDER VUCIC thotë:

    DUHET TE REVOLTOHET E GJITHE KOSOVO DHE TI HUDH NE KOSH TE PLEHRAVE HASHIM THAQIN ,ISA MUSTAFEN ,AGIM VELUIUN ,BATON HAXHIUN ,SE E FUTEN THIKEN MBAS SHPINE ALBIN KURTIT

  8. llafe lot. ky albinua i njihte ata me te cilet pranoi te bashkeqeverise,pse u fut ne koalicion me ta? ma merr mendja per pushtet
    kishte 25 deputete, pse sillej sikur kishte 225? me sa duket eshte autoritar, tipil ballkanik o te gjitha o ska
    kshu qe mjaft thurre mite e krijove idhuj o andi se dukesh i ceket. kemi 100 vjet qe krijojme idhuj ne shqiptaret ndaj rrim ne vend

  9. MERO GELBAZA JA LEPI QIMET E BYTHES ANDI BUSHATIT DHE FATOS LUBONJES DHE ALBIN KURTIT thotë:

    ZOTI ANDI BUSHATI DHE FATOS LUBONJA MOS LEJONI QE MERO GELBAZA KELLIRA TJU OFENDOJ NE MENYRE TE TURPESHME ASHTU AI ZAGAR I TREDHUR,JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA JA PUBLIKOJ EDI RAMES ATE DOSJEN E KRISTAQ RAMES DUKE JA PALLOJKE GRUAN EDI RAMES DHE E POLLI GREGUN,DHE TANI E KA TREDHUR EDI RAMA DHE LEH SI ZAGAR

  10. Pirdh pirdh kot zoti gazetar
    Politika si cdo gje tjeter ne kete bote ka rregulla.
    Ky si beri mire llogarite e iku me bisht nder shale
    Tani do te rifilloje cdo gje nga fillim. Ehuuuu. Kalama.

  11. Ore nje pyetje kam une per tipin me emrin andi
    po ti marr te gjitha te mireqena
    pyetja eshte: pse si bere thirrje ketij albinit qe mos te futej ne koalicion me keta qe ti i quan ‘vrases, vjedhes, perdhunues etj etj? Ti e ke ditur qe keta keshtu malli ishin, pse si bere thirrje parimore mis te pranonin kolaicionin?

    po pres pergjigjen qe sdo vije kurre

  12. Kurti u duk si shprese,u duk si rreze dielli ne fillim,biles edhe ne Tirane VV filloi te mburrej lart e poshte.
    E mori pak si perpjete ky jale apo ky trim
    Kurti eshte trim por pak hilanjoz apo inatcor.Pa u mbledhur akoma kuvendi i pare i Kosoves ,pa arritur mareveshjen me LDK,shpall pa pyetur asnje kyretarin e kuvendit,dhe pastaj i ra surrati ne pjate.I laepiu te gjitha.
    Bushat shkrimi eshte i mire por mbeshtetes i Kurtit.Nuk mund ti kundervihesh Rames me Kurtin.
    Kurti ndenji 100 dite per te formuar qeverine dhe qeverisi 51 dite.
    Edhe Cipras i Greqise ishte plotesisht i majte ,luajti me patriotizmin e greqise,por pastaj Gjermanet i thane:´´party mbaroi´´´ hidhu dhe pago borxhet.,dhe dihet fundi.
    Meta i thote Rames mos e shaje Haradinajn se ka 40 te vdekur ne oborr nga serbet,po Thaci sa ka?
    Kurti thote une,une dhe une eshte egoist dhe inatcor.Vetem une jetoj.
    Te shohim.

  13. Stani i politikes kete bylmet ka. Nuk ka nevoje t’i besh thirrje e nxitje perkrahesve te Albin Kurtit per revolta, por te ulin koken, te mesojne nga gabimet dhe heren tjeter te dalin me mire me vota. Sa per kete mocionin, Kosova e ka te parashikuar qarte se cfare ndodh. Te zbatohet Kushtetuta.

  14. Bushat sinqerisht leter qe me jep shprese, entuzjazem, dhe deri diku dhe prekse, te pershendes forte.
    I kam vene re sulmet e ngaheres dhe jo vetem tani ku shihet qarte nje versulje per ti paraprire ndjenjes se padrejtesise ne kurrizin tone dhe pasojave qe padrejtesia sjell ne shoqeri. Drejtesia dhe morali ne teresi eshte ligj i llogjikes i lindur ne shpirtrat e cdo njeriu pervec atij qe e korrupton shpirtin. E llogjikshme sepse pa drejtesine nuk do ekzistonte ne bote rrealiteti i zoterimit te dickaje por do te merej dhe jipej vetem me dhune pa asnje sens moral, do te mbizotronte paria fale padrejtesive dhe jo aftesive, nuk do te mbizoteronte hirarkia dhe as lidhjet familjare, dhe pa keto nuk ekziston njerzimi e jo me civilizim. Pakashume kjo eshte ideja e Emanuel Kantit per moralin. Pikerisht se jane ide inerte, te lindura ne cdo njeri te korruptuarit e saj, do te thote te korruptuarit e shpirtit dhe per te korruptuar deri ne masen ku te harrosh dinjitetin tend te vendit tend te perqafosh kemben qe po te shtyp koken do vite pune me ide te mbrapshta e zullum. Qofte si eshte, nuk na pengon dhe as na bezdis ofendimi i injoranteve, por padrejtesia patjeter duhet te rrevoltoj ata qe ende jane te pa korruptueshem, ndryshe i bejme padrejtesi vetes sone.

  15. bravo z. Bushati . down banditet e Usa ,thaci,mustafa ,rama e lukunia e krimineleve dhe krimbave qe kerkojne te mposhtin Albinin ,Kosoven dhe gjithe shqiptaret .

  16. Me duket se I boni qefin dunes.
    Teori koti pa praktike.
    Kurti u be xhandar pa ushtar dhe asnje nuk e during.
    Kurti u be edhe minister drejtesie edhe bujqesine edhe dipllomatike,edhe. Te gjitha.Por Kurti ngeli jabanxhi ne shtepi te vet.
    Rrobespieri I tmerrshem,I pakorruptueshem priste cdo dite ne gijotine mbi 100 veta ,ne presence te tij.Dhe me vone Rrobespierit I hoqen koken ne gijotine.Diktatura prodhon gjithmone dehje me poshtetin.
    Kurti nuk ngopet me pushtet dhe nuk e njeh opurtinizmin politike.
    Patriotizmi vetiak duhet zevendesuar me nacionalizmin popullit.

  17. Kjo situate munde te rregullohet shune leht nese populli deshiron. Vetem duhet me i zhdukur nga skena, tani me te indentifikuarit dhe te vetindentifikuarit kriminel e tradhetar te Kombit. Ata nuk jan aq shum qe nuk munden te perfshihe me nje “pako intervenuese” te masaes popullore. Perndryshe nese populli lejon grabitjen e te pares dhe te vetmes Qeveri ne historin e erret te Kosoves e cila me vullnet te plot don te punon vetem per interesat e ti, ateher po ky popull duhet le te pregaditet per erresire dhe shkatrrim total te vendit.

  18. ANDI ,HALIL MATOSHIN AT ANALFABET TE QELBUR ,DO ISHTE E MIRE TE FUSIM NE NJE DHOME ME HASHIM THAQIN DHE MERO GELBAZEN ,DHE HASHIM THAQI DHE MERO GELBAZA TA PERDHUNOJN HALIL MATOSHIN

  19. Ata qe me habisin me shume jane Kosovaret qe punojne ne Tirane dhe jane pro Rames por kunder Thaçit. Hajde merri vesh kta tipa sa shume ja kan shpla trurin. Sdine ca mendojne. Keshtu i do world orderi, te hallakat.

  20. Eja ti revoltohu idiot ,ta q.ft qeni n.n.n,po don me me kriju vellavrasje ehe ne Kosove si ne Shqiper.Klysh komunisti ty nuk te behet vone per jeten e shqiptareve ne kete kohe pandemije te ftoshe njerezit ne menyre dinake ne revolucione. Ti me dy tre pseudo analiste nxitet krizen ne Shqiperi duke kerkuar per dite djegje e mandateve te deputeteve te opozites.E shihni ku jane sot.Tash po don edhe Kosoven me fute ne perplasje madje te rrezikoshe jeten qytetareve. Ky psikopat duhet te arrestohet dhe ti dorzohet drejtesise per nxitje e gjakderdhjes.

  21. E shoh edhe unë si një veprim të nxituar kërkesën me mocion për shkarkimin e Kurtit si kryeministër në situatën dramatike të pandemisë botërore, por ndryshe nga Bushati, këtë ngjarje e shoh si pasojë dhe mendoj se shkaku është qëndrimi tepër mëndjemadh e kryeneç i Kurtit, me një tendencë të hapur për të imituar Ramën në gllabërimin e pa merituar të gjithë pushteteve.
    Them “e pamerituar”, pasi dihet tashmë se në zgjedhjet e fundit, VV nuk pati ndonjë fitore të dukëshme në diferencë me LDK.
    Vetëm një deputet më shumë kishte VV se LDK, e Kurti ngulte këmbë që të kishte mbi 80% të pushtetit, duke marë në fillim edhe kryeministrin, edhe kryetarin e parlamentit, edhe presidentin më vonë.
    Bushati akoma nuk po e kupton se tamaqarllëku i madh komunisto-bollshevik, me parullën “të gjitha pushtetet sovjetëve”, është i pa pranueshëm për shtetin ligjor demokratik.
    Nuk kemi haruar o Bushat, se ti e disa të tjerë kalemxhij majtistë, e përshëndesnit retorikën luftarake “patriotike” të Ramës në luftë kundër. armiqve të “kllasës” sa ishte në opozitë, po ku degjeneroi ai “patriotizëm socialist ?
    Në një regjim mafioz kapitalist.
    Ka vërtet regjimi i Ramës elementë të diktaturës kapitaliste mafioze, por ai do ta ketë të pamundr në kushtet e sistemit pluralist politik, që të kthehet në një diktator me pushtet absolut të monarikeve feudale mesjetare të Enver Hoxhës.
    E cilido që ka nosttalgji për “diktaturën e proletariatit”, ta flejë mëndjen se në shekë XXI ato mund të rikthehen përsëri. Edhe Kina mbi njëmiliardëshe komuniste, ndonëse ka një sistem monopartiak komunist, duke praktikuar forma të kapitalizmit në ekonomi , arriti të bëhet një fuqi e madhe ekonomike botërore.

  22. Andi Bushati, si njohes dhe analist…por ketu nuk ja ka qellu fare, VV ka veq 25% te votave… e te tjeret kane 75%. Keshtu qe VV nuk duhet te sillet si fituese apsolute dhe ka vetem nje deputet me shume se partia e dyte.

  23. Kush kerkon revoltim dhe revolucion, revolucioni ti bier me koke te tij, po si eshte e mundur qe disa njerez nga Shqiperia si ky gazetari e do te tjere qe jane keshilltare te Kurtit therrasin per revolta ne KS. Pse nuk bejne ndonje pune te mencur atje ne Shqiperi, por perdorin KS per perfitime te tyre. Kosova ka mjaft njerez te mencur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *