• |
ide | kryesore

Arkitektja shqiptare prodhon maska falas për mjekët

Paparazzi, Slider

Një arkitekte nga Kosova dhe i ati i saj, kanë vendosur që të prodhojnë maska me printera 3D që tu vijnë në ndihmë mjekëve që janë pozicionuar në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit si në Kosovë, edhe në Shqipëri.

Këto maska minimizojnë në maksimum kontaktin e mjekë ve me pacientët që sot më shumë se kurrë kanë mbushur spitalet në të dyjave vendet për shkak të prekjes nga ky virus i tmerrshëm. Nisma është quajtur “Face Shield Mask” dhe drejtohet nga profesori i njohur i inxhinierisë në Kosovë, Shaban Buza dhe e bija arkitekte Dea Buza. Atyre u janë bashkuar vullnetarisht edhe një grup arkitektësh që po japin gjithë idetë dhe energjitë e tyre në zhvillimin dhe finalizimin e këtij projekti.


Maska ka një rreth plastik në të cilën i bashkohet një fletë plastike e tejdukshme. Kjo garanton më tepër siguri për mjekët dhe më pak kontakte me pacientët me Covid-19.

Modeli i propozuar nga grupi i arkitektëve, riprodhohet me printer 3D bazuar në një projekt të siguruar nga bashkëpunimi i profesor Buzës me Universitetin e Transilvanisë në Rumani dhe Universitetit Politeknik të Valencias në Spanjë.

2 Comments

  1. Jane patetizma..Me printer 3d mund te behen prototipe apo disa qindra maska, por nese nuk dutet ne linje plastike jane budallalleqe per te dale ne televizor..

    1. O pleh, po cte pengon ty cdo lajm i mire qe vjen nga Kosova?. Mbylle halen dhe mundesisht as mos lexo lajmet nga Kosova meqe e ke shit b** te shkau dhe shperndan propagande kunder Kosoves prej vitesh. Nuk thua shyqyr qe del dikush dhe mendon e vepron ne vend se te rrije si parazit si ti, e te rrish ne portale gjithe diten per disa dinare qe te hedh fytyres serbia, ti komenton ne cdo lajm te Kosoves duke u munduar ose ta percash Kosoven me Shqiperine, ose te ulesh Kosoven. Ne vend qe ta pergezosh ,edhe sepse kjo vajze nuk ka mendu vetem per Kosoven, por edhe per Shiperine,sepse nuk i ndaj dot njeren nga tjetra, ti vjen dhe nxjerr mllef ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu