• |
ide | kryesore

Djali i Caniggia arrestohet dy herë në 24 orë: doli nga karantina

Sport



Në shtëpinë e tij nuk mundet të qendrojë e tashmë është në telashe. Alexander Caniggia, një nga fëmijët e ish-sulmuesit argjentinas të Roma, Atalanta e Verona, është arrestuar dy herë në më pak se 24 orë, për shkak se theu karantinën e vendosur nga qeveria për emergjencën koronavirus.

27 vjecari është kapur bashkë me të dashurën e tij, meksikanen Macarena Herrera, në Hudson në autostradën që shkon nga Buenos Aires në La Plata. Një ditë më parë ai ishte ndaluar nga policia për të njëjtin motiv. Alexander e Macarena, të dy pa një autorizim të vlefshëm në momentin e ndalimit, janë vendosur në vende të ndara në arrest shtëpie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *