• |
ide | kryesore

Dy studimet e fundit/ Nga ju vjen rreziku i infektimit me Covid 19

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



A ekziston rreziku të infektoheni duke prekur me duart tuaja objekte që kanë qenë në kontakt me pacientët e Covid-19?

Kjo është e mundur, nëse do të besojmë studimet të cilat janë përpjekur të përcaktojnë kohëzgjatjen e “mbijetesës” së virusit Sars-CoV-2 në sipërfaqe të ndryshme. Lapsi.al ka lexuar dy studime kryesore që mbërrijne në të njëjtin përfundim: edhe nëse rreziku ekziston, këto kohëzgjatje nuk duhet të merren 100% të vërteta, sepse kjo varet shume edhe nga mënyra dhe kushtet se si studiuesit e kanë bërë ekspertimentin.

Stabiliteti i virusit SARS-CoV-2 (përgjegjës për sëmundjen Covid-19) varet nga lloji i sipërfaqes me te cilen ai bie ne kontakt. Deri më tani janë dy studimeve kryesore shkencore të botuara deri më tani mbi këtë çështje. E para, e botuar në Journal of Hospital Infection më 6 shkurt,  që Lapsi.al e ka lexuar, testoi virusin në tetë sipërfaqe të ndryshme dhe e krahasoi atë me koronaviruse të tjera (siç janë ata që sollën sëmundjet SARS 2003 ose MERS 2012).

Rezultatet tregojnë se virusi mund të rezistojë në këto sipërfaqe në një kohëzgjatje prej dy orësh deri në gjashtë ditë (kjo kohë është më shkurtër nëse temperatura e ambientit afrohet 30 ° C). Studiuesit në këtë mënyrë gjetën lloje të qëndrueshme të virusit deri në pesë ditë pasi spërkatnin çelikun, qelqin ose qeramikën, pa mundur të matnin sa u gjet në secilën prej këtyre sipërfaqeve. Rezultate mjaft të ndryshueshme (nga dy deri në gjashtë ditë) janë vërejtur për plastikën, ndërsa mbi latex dhe alumin, mjaftojnë vetëm disa orë që virusi të bëhet i parrezikshëm.

Një studim i dytë, botuar në New England Journal of Medicine më 17 Mars, i lexuar nga Lapsi.al, testoi rezistencën e virusit në materiale të tjera, të tilla si kartoni dhe bakri, ose edhe në ajër, duke e spërkatur atë me një aerosol. Rezultatet tregojnë kohëzgjatje më të shkurtër se ato të botuara nga punimet e mëparshme, nga tre orë (ne ajër) deri në tre ditë maksimum (mbi çeliku apo plastikë, njëzet e katër orë mbi karton), për një të njëjtën sasi të virusit të spërkatur. Por dy studimet bien dakord për një pikë: plastika dhe çeliku janë sipërfaqet ku qëndrueshmëria e virusit ka qenë më e gjata.

Plastikë 2 deri në 8 ditë

Xham dhe qeramikë 5 ditë

 

Çelik inoksidabël 3 deri në 5 ditë

Letër dhe karton 1 ditë

Alumin 2 deri në 8 ditë

Një publikim i tretë nga Qendrat e Sh.B.A për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kohët e fundit raportoi se materiali gjenetik i virusit kishte rezistuar në kabinat e pasagjerëve të infektuar të anijes Diamond-Princess, ku 3.700 njerëz u karantinizuan në shkurt,edhe shtatëmbëdhjetë ditë pasi pasagjerët u larguan prej aty. Por nuk është e mundur të konkludohet se edhe në këtë afatë të gjatë kohor virusi mund të vazhdonte të ishte infektues, saktësojnë autorët e studimit, të cilët kanë bërë thirrje për prova dhe hetime të mëtejshme.

Çfarë duhet të mendojmë, pra, për afatet e infektueshmërisë që rezultojnë nga në këto dy studime? “Këto studime janë të rëndësishme për të dhënë një ide, një renditje të kohës gjatë së cilës virusi mbetet infektiv,” përgjigjet Astrid Vabret shef i nje servisi virologjik në një spital francez. Por ju nuk duhet të fiksoheni pas një numër specifik, sepse asnjë afat nuk është i tillë në jetën reale. Interesi i këtyre studimeve sa për të krijuar një ide si dhe për të na ndimuar të kuptojmë se cilat janë sipërfaqet më të rrezikshme. “

©Lapsi.al

 

 



3 Comments

  1. Reziku eshte politik, dhe po na shkatron jeten!
    Viruse ka pasur dhe do kete, jeta eshte nje lufte e perhershme me viruset.
    Boll na lodhet me budalliqe, problemi i vertet eshte Rama! Grabiti gjithçka, dhe tani nje grip po ne ve ne kushte lufte se spitalet i ka len bosh !
    Problemi i dyte eshte opozita e vdekur!

  2. Ja dhe nje tjeter shpellkar tipik salihist,shkrimi thote tjeter gje ky kar mendjen e ka te dashuria e pare Rama,shko mor rrotekari kujdesu per veten dhe leje lojen me politik,i ke vene vetes emrin Ylli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *