• |
ide | kryesore

Godin kritika të ashpra Italisë mbi virusin: “Futbollistët u ekspozuan deri në fund”

Sport



Diego Godin, sapo u kthye në Uruguay me lejen e Inter, nuk i kursen kritikat për punën e bërë nga autoritetet italiane në lidhje me emergjencën koronavirus: “Ne futbollistët kemi qenë të ekspozuar deri në momentin e fundit, vazhduan të marrin kohë për të parë nëse mund të luhej ende, deri kur situata ishte e pandalshme dhe sistemi shëndetësor u rrëzua” ka shpjeguar mbrojtësi për ESPN.

“Vazhduam të luanim për javë, vazhduam stërvitjet e ndeshje me dyer të mbyllura edhe kundër Juventus, ku më pas rezultoi rasti pozitiv i Rugani. Ne e juventinët u futëm në karantinë e aty kampionati ndaloi. Sigurisht në atë ndeshje kishte lojtarë të tjerë potencialisht me mundësinë e infektimit, kështu që na futën menjëherë në karantinë” vazhdoi Godin.

Pastaj akuza është drejtpërdrejtë për autoritetet italiane: “Në fillim nuk iu dha shumë rëndësi koronavirus, mendohej se ishte një problem kinez e nuk do të hapej në vende të tjera. I morëm masat pak nga pak, me shumë ngadalësi. Na paralajmëruan, por në nivel qeveritar nuk u morën masat drastike për të ndaluar atë që mund të ndodhte”.

La chiusura del difensore: “Kur situata ishte e pandalshme më sistemi shëndetësor u rrëzua. Nuk ka më shtretër në terapi intensive për kaq shumë persona të sëmurë rëndë e nuk mund të zënë vendet e atyre që mund të kenë një sëmundje tjetër. Sforco e mjekëve e personelit shëndetësor është impresionues. Sot janë vërtetë heronj, janë emocionues”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *