• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ Mbi 665 mijë të infektuar, mbi 30 mijë të vdekur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të frikshme në mbarë botën. Deri tani numërohen 30.848 që kanë humbur jetën për shkak të virusit të tmerrshëm sipas të dhënave të ‘Johns Hopkins Universitety’, ku një e treta e viktima janë në Itali.

Sipas ekspertëve shifra e të infektuarve është gati 665 mijë raste në botë, me në krye SHBA-të me 124 665 persona të infektuar. Po ashtu edhe numri i përsonave të shëruar është rritur duke shkuar në 140 200, me në krye Italinë që ka 12 384 persona të shëruar dhe pas saj Kina 75 500 të shëruar.

Ja disa nga shtetet që kanë më shumë të infektuar dhe të vdekur.
1. Italia ka 92.472 të prekur dhe 10.023 të vdekur nga koronavirusi
2. SHBA-ja ka 124.665 të prekur dhe 2227 të vdekur nga koronavirusi

3. Spanja ka 73.235 të prekur dhe 5982 të vdekur nga koronavirusi
4. Gjermania ka 57.695 të prekur, 433 të vdekur nga koronavirusi
5. Franca ka 37.575 të prekur dhe 2314 të vdekur nga koronavirusi



1 Comment

  1. Per te pasur nje panorame te vertete dhe statistika bindese do te duhej te jepeshin shifra krahasuese

    sa vdekje ka pasur ne keto vende per te njejten periudhe te pakten ne 5 vitet e fundit. Sepse duke

    permendur nje numer X vdekjesh pa thene se sa jane mesatarja e vdekjeve te zakonshme synohet

    te behet tragjike ajo qe eshte e zakonshme,pra vdekja qe eshte nje ligj i pashmangshem per cdo njeri

    por edhe per cdo qenie te gjalle, dhe aq me keq synohet t’i faturohet ketij virusi shifra qe duan

    te trondisin opinionin publik per te arritur qellime politike.

    Per shembull, ne nje fshat qe ka 3500 banore ,te degjojne se ne Kine per 3 muaj kane vdekur nga

    corona virusi 3500 veta ata e perjetojne se ne Kine ka ndodhur apokalipsi, por tu thuhet se per te

    njejten periudhe atje vdesin cdo vit 1 250 000 (njemilionedyqintepesedhjetemije) veta atehere ka

    nje perjetim komplet te ndryshem.

    E gjitha ky shou artificial eshte nje mjet per te shfrytezuar pandemine te arritur qellime te tjera qe

    ndoshta nuk i dime por i marrim me mend si ngadalsimi i globalizimit qe po fuqizon Kinen , apo

    per nje kontroll me te rrepte te kufijne per frenimin e refugjateve, apo per nje kontroll me te

    detajuar te qeverive mbi popullesine por edhe per te fabrikuar ne imazhin e njereve nje armik

    te ri qe te harrohet diferencimi i tmerrshem pasuror mes shtresave te popullesise si dhe mes

    shteteve. Kur bente shume ftohte dikur kishim nje shprehje se sonte flen ujku dhe dhia bashke.

    edhe keta na thone se ne kete lufte do jemi te gjithe bashme duke na thene se ujku dhe

    dhia kesaj radhe jane nje front karshi armikut te perbashket-virusit te padukshem -per te

    bindur dhine popull se ai ujku i zi tani ka te tjera halle e nuk i bie ndermend per dhine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *