• |
ide | kryesore

Në Kosta Rika me çdo kusht: Navas largohet nga Parisi me një fluturim rekord: 200mijë dollarë

Sport



Edhe në Francë pandemia koronavirus po i detyron të gjithë të qendrojnë në shtëpi e futbollistët nuk bëjnë përjashtim, por edhe tek Psg, ashtu si në shumë klube të tjera, lojtarët janë larguar nga kryeqyteti për në vendlindje me lejen e klubit, për tu kthyer tek familjet e tyre. Pas Neymar, Thiago Silva e Cavani, që janë kthyer në Brazil e Uruguay, edhe Keylor Navas nuk i ka rezistuar dëshirës për tu kthyer në atdhe e për ta bërë nuk i ka kushtuar fare rëndësi shpenzimit.

Në kulmin e pandemisë, me gati të gjithë fluturimet të bllokuara, ish- portieri i Real Madrid ka shpenzuar 200 mijë dollarë (rreth 180 mijë euro) për të përqafuar të dashurit e tij në Kosta Rika. Lajmin e ka bërë të ditur ESPN, që shpjegon se numri 1 i parisienëve ka rezervuar një fluturim privat natën e 27 marsit për të mbërritur në San Josè, bashkë me tre fëmijët e vegjël dhe gruan. Navas e familja e tij duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë në territorin kombëtar të Kosta Rika, sipas rregullave të vendosura nga OBSH, për të parandaluar ndonjë infektim të mundshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *