• |
ide | kryesore

“Nuk donte të shlyente borxhin”: Szczesny tregon episodin e pazakontë me Ronaldon pas ndëshkimit në Valencia

Sport



Edhe Cristiano Ronaldos, ndonjëherë i takon të paguajë për baste të humbura. E ka zbuluar episodin interesant portieri i Juventus Wojciech Szczesny: “Në kohët e Allegri kishim një rregull, në rast kartoni të kuq duhet të shlyenim detyrimin ndaj shokëve – ka shpjeguar polaku duke folur për kanalin polak në YouTube Foot Truck – Tani e gjithë skuadra ka një kompjuter iMac, që na e ka dhuruar Cristiano pas kartonit të kuq të marrë në Valencia”.

Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29′ të Valencia-Juventus të datës 19 shtator 2018, ndeshja e tij e parë europiane me bardhezinjtë. Një karton i kuq që erdhi pas një simulimi të Murillo, që u gjykua nga të gjithë si i tepruar e që e bëri portugezin të tërbohej. Szczesny vetë konfirmoi se CR7 nuk e kishte kapërcyer fare ndëshkimin e se, pavarësisht rregullave të trajnerit, u vonua ca para se të shlyente borxhin me skuadrën: “Na u desh të prisnim gati dy muaj, sepse vazhdonte të thoshte që nuk kishte bërë asgjë…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *