• |
ide | kryesore

Qindra vdekje nga koronavirusi edhe në Britaninë e Madhe, vetëm 24 orët e fundit humbën jetën 209 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 209 njerëz në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,228 vetë deri më tani. Shifra ishte më pak se rritja rekorde e së shtunës, me 260 viktima, që mund të sjellë një shpresë se rritja e vdekjeve mund të stabilizohet së shpejti.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social gjithashtu tha se 19,522 njerëz janë pozitivë për Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

“Edge Health”, një kompani e analizës së të dhënave për kujdesin shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se ndërsa shifra zyrtare e rasteve të koronavirusit qëndroi në 10,000 të infejtuar më 26 Mars, shifra e vërtetë e vlerësuar e kompanisë për infeksionet në Mbretërinë e Bashkuar ishte 1.614.505.

Njoftimi vjen kur shefi i Shëndetësisë në Britani tha se vendi duhet të qëndrojë në mbyllje totale deri në qershor për të parandaluar siç duhet shtrirjen e koronavirusit vdekjeprurës, ndërsa distancimi shoqëror mund të zgjasë me muaj.

Kryeministri Boris Johnson, i izoluar pas testimit pozitiv për Covid-19, tha se “gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”.



3 Comments

  1. Ketu ne Angli te lene te vdesesh pa pik problem , qofsh me fat qe mos te te zere se ke vdekur , po e shof vet per dite , ca mjek me callma I thencin …… nuk ke gje ,me grip te lehte …paracemol te cilin para ca kohesh e paten hjek na perdorimi si ndikues I keq per melcine ……………une nuk kam nga te iku se as nje minute ketu nuk do rrija , ZOTI ME RUAJT me dhimset shume jeta ,O ZOT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *