• |
ide | kryesore

Ronaldinho në burg: “Nuk ishte fare mirë”

Sport



Pas një jetë suksesi, Ronaldinho ka ‘festuar’ 40 vjetorin e lindjes brenda mureve të një burgu të Asuncion, në Paraguay, ku braziliani është i mbyllur bashkë me të vëllain për faktin se ka hyrë në vendin amerikano-jugor me një pasaportë false. Ish-Topi i Artë është në pritje të mësojë nëse do të jetë e mundshme të dalë, duke paguar një shifër të lartë (një milion e gjysëm euro), por ndërkohë ka dhënë spektakël në turneun e burgut në futboll e ka mundësinë të takojë ndonjë mik të vjetër. Mes tyre Nelson Cuevas, ish-anësori i River Plate e kombëtares paraguajane, që ka dhënë alarmin.

“Takova Ronaldinho e nuk është fare i lumtur, edhe pse mund të dalë shpejt nga burgu. Sot, për shkak të situatës që po kalon, ka humbur buzëqeshjen. Është në burg, një vend me të cilin nuk është mësuar. Është i trishtuar për situatën që është krijuar, pjesa tjetër është në duar të avokatëve. Nuk ka asnjë benefit e nuk e di as ku ndodhet – ka shtuar ai për CNN Radio – Është së bashku me të vëllain, në një qeli që ka dy shtretër”.

“Folëm si ndihet, për të kuptuar si mund ta ndihmojmë. Personalisht mendoj se Ronaldinho është një viktimë. Nëse i ka përdorur ato dokumente është cështje e brendshme e Paraguay. Unë i jam pranë, shpresoj që gjithcka të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur, kështu mund të qendrojë në arrest shtëpie. Për atë që di unë, është një njeri i mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *