• |
ide | kryesore

Ter Stegen mes arrogancës e indiferencës: “Nuk e ndjek futbollin, njoh emrin e pak kundërshtarëve

Sport



Një deklaratë befasuese e Marc-Andrè Ter Stegen, kur nuk pritej e absolutisht si nuk pritej. Nuk është e rrallë të dëgjosh për aktorë që nuk ndjekin seritë tv në të cilën luajnë, por është unikë të zbulosh një futbollist që… nuk ndjek futbollin! “Nuk shoh shumë ndeshje, vetëm kur ka ndeshje të mëdha ose nëse luan ndonjë mik” ka thënë portieri i Barcellona për El Pais. “Kam memorie të keqe, njoh emrin vetëm të pak lojtarëve kundërshtarë. Pastaj kur më tregojnë video i njoh, e di kush janë dhe lëvizjet që bëjnë. Dicka e cuditshme…”.

Ter Stegen ka folur më pas për momentin e izolimit për shkak të emergjencës koronavirus: “Futbolli nuk është një prioritet, duhet të qendrojmë në shtëpi e për mua nuk është problem, duke qenë se jam një person shumë i qetë. Në Barcelonë ndihem mirë, më kanë bërë të ndihem i mirëpritur, por mbetem gjithnjë shumë gjerman, për shembull jam shumë i përpiktë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *