• |
ide | kryesore

U dërgua me urgjencë në spital për apandesit, 18-vjeçarja rezulton e prekur me koronavirus

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë 18-vjeçare ënga Lezha shtë paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar, ndërsa gjyshja e saj ishte zbuluar se kishte koronavirus një ditë më parë.

Ndërhyrja kirurgjikale e saj është kryer në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Vajza e re, sipas panoramas, është mbesa e një gruaje të moshuar e cila rezultoi e prekur nga COVID-19 të mërkurën e kësaj jave që po lëmë pas.

Ndërkohë, me të mësuar këtë fakt, mjekët e Sanatoriumit i kanë kryer tamponin vajzës së re e cila gjithashtu rezultoi pozitive. E reja ishte izoluar në banesën e saj në Lezhë pas lajmit për gjyshen, por mesa duket nuk kishte shpëtuar vetë prej virusit.

Operacioni i saj ka kaluar me sukses të shtunën në mbremje, në Sanatorium dhe pacientja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.



3 Comments

  1. pa problem kemi mjek legjenda. perdorues te mir te alkolit. dhe po vajte per dhimbje stomaku te bejn gati sallen per plasje apandesit. kur ne fakt te kane bere keq farat e kivit. albanistan hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *