• |
ide | kryesore

3 arsyet përse u përhap kaq shpejt koronavirusi

Lajme, Të fundit



Mbi 723 mijë të infektuar në botë, plot 34 mijë viktima. Pse ishte kaq i suksesshëm koronavirusi në përhapjen në botë? Disa thonë se shkak është bërë ndonjë mutacion, por kjo hidhet poshtë nga shkencëtarët. Të tjerë i mëshojnë teorive konspirative mesa të munden, se ky është një plan shtetëror për të hequr qafe pensionistët dhe pensionet. Ngado që hedh sytë sheh një teori, por shkaku i suksesit të koronavirusit duhet kërkuar te forma e tij. Një shkrim të revistës së njohur ‘The Atlantic’, thotë se ka tri arsye se përse virusi është përhapur në mënyrë të frikshme.

E para, lidhet me formën e virusit. Jo më kot quhen viruset e koronës, pra të kurorës, sepse janë si një topth me disa kunja ose gjemba rreth e qark. “Struktura e virusit është në formën e një topthi me disa thumba. Këto thumba identifikojnë dhe më pas ngjiten te një proteinë e quajtur ACE2, e cila gjendet në sipërfaqen e qelizave tona. Ky është hapi i parë i një infeksioni. Konturet e sakta të koronavirusit të ri lejojnë që ai të ngjitet shumë më fort në ACE2 se koronaviruset e tjera, dhe ka të ngjarë që kjo është arsyeja themelore e transmetimit nga një person te tjetri”.

E dyta, sërish lidhet me formën e virusit. “Shumica e viruseve respiratorë kanë tendencë të infektojnë ose rrugët e sipërme, ose rrugët e poshtme ajrore. Në përgjithësi, një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes përhapet më lehtë, por ka tendencë të jetë më i butë, ndërsa një infeksion i rrugëve ët poshtme është më i vështirë për t’u transmetuar, por më i rëndë. Virusi i ri duket se infekton edhe rrugët e sipërme, edhe ato të poshtme ajrore pasi mund të përdorë një furinë shumë të fuqishme”.

E treta lidhet me lehtësinë me të cilën ka bërë kalimin nga kafshët te njeriu. “Virusi i ri duket shumë efektiv në infektimin e njerëzve, pavarësisht origjinës shtazore. Një i afërm i tij është gjetur te lakuriqët, çka sugjeron se ka kaluar te njerëzit duke përdorur një specie tjetër. Koronaviruset klasikë duan ca kohë derisa të pësojnë mutacion dhe të ngjiten mirë te ACE2. Por ky koronavirus mund ta bëjë këtë që nga dita e parë. Ai e ka gjetur menjëherë mënyrën për të hyrë te njerëzit”. Kjo e treta është arsyeja që nxitur kaq shumë teori konspirative se koronavirusi mund të jetë prodhuar nëpër laboratorë.



2 Comments

  1. E para ,Kina duhej te izolohej qe diten e pare nga e gjithe bota , eshte shtet hambar i virozave dhe i ushqyerjeve me cdo gje qe merr fryme pervec njeriut dhe shtet qe ka qefe te lozi me mikrobe biologjike laboratorike.
    E dyta, jane dhe rrace e ndyre se ma kane konfirmuar kinezet nga 3 drejtime te ndryshme qe ne kine kane vdekur rreth 35.000 persona dhe ata genjejne duke rraportuar cdo dite sa 35 -40 te infektuar dhe 4-5 te vdekur . ka 10 dit qe keto shifra japin .
    E treta ,Europa dhe Amerika duhet qe bizneset e ngritura ne Kine me mire me afer dhe me te sigurta do ti kene ne vendet e ballkanit dhe te europes lindore se sa te lojrat Kineze qe jane mashtrues ne cilesi dhe ne kimikate .

  2. E katerta: Asnje nuk e di se nga ka ardhur ky virus. Jo kafshet, jo shpendet! Dora e njeriut ben cudira, qe nga Iphone e deri tek viruset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *