• |
ide | kryesore

Barbara d´Urso flet për mjekët shqiptarë, ‘Jam e emocionuar, një popull i mrekullueshëm’ (Video)

F1, Paparazzi



Dërgimi i një ekipi shqiptar prej 30 mjekësh drejt Italisë, për t´i ardhur në ndihmë në luftën kundër Covid-19, është përshëndetur sot jo vetëm nga politikanët dhe mediat e vendit fqinj, por edhe nga shumë qytetarë italianë, të cilët nuk kanë nguruar të lenë mesazhet e tyre të falenderimit në rrjetet sociale.Ky veprim, sado simbolik që është, duket se ka emocionuar dhe një prej personazheve më të njohur të televizionit italian, moderatoren Barbara d´Urso.

Në një lidhje live mbrëmjen e sotme në emisionin e saj me Matteo Salvinin, ish-ministrin e Brendshëm të Italisë, ndërkohë që ai falenderonte qeverinë shqiptare për kontributin, d´Urso e komentoi kështu ardhjen e mjekëve shqiptarë:

” Dua t´i falenderoj dhe unë. Kryeministri shqiptar tha ne jemi të varfër, por nuk kemi kujtesë të shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne, edhe pse të vegjël, do ta ndihmojmë Italinë. Kanë dërguar 30 mjekë, mua më emocioni shumë kjo gjë. Dua të falenderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh. Mjekë erdhën dhe nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë memorien e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë memorie fare.”

https://youtu.be/7fQKON5WXlw



1 Comment

  1. Cfare gjigandi ky Rama! Thote 30 vete staf mjekesor dhe te gjithe e kuptojne se jane mjeke. Si shpjegohet qe ketyre Italianeve po i gjenden vetem mafioze si Rama, Putini, Xi-ja dhe keta jane te lumtur? Marry to the mob

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *