• |
ide | kryesore

COVID-19/ Ndërron jetë një 82-vjeçare, viktima e 12 në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
ambulance-urgjenca.jpg

Në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë pak më parë pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.


E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.


82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

1 Comment

  1. Mos vdiq ajo qe nxoren ne foto dje mor aman?Te shkreten e kane ngritur me zor te pozonte .Mu kujtua filmi komedi -Gjuetia e Fundit-ku xha Brahua do te vdiste se keshu e donte partia .Ndoshta edhe ate plaken e gjore e kane ngritur me pahirse per show-vdesin keta mjeranet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu